Uji Dea

Hasani: Incidenti me Osmanin në Shkup poshtërim klasik ndaj Kosovës dhe mesazh Serbisë se ka ndodhur ndryshimi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovë, Enver Hasani, për incidentin në Aeroportin e Shkupit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka qenë një poshtërim klasik që i bëhet një shtetit sovran nga një shtet tjetër.

“Mesazhi i parë që i është bërë atje ka qenë që regjimi i ri në Maqedoni t’i jepet lajmi Serbisë se ka ndryshim”, tha Hasani.

Ai tutje sqaroi se kjo është e para shkelje e ligjit, për shkak se për imunitetin personal i shefit shtetit i Vjosa Osmanit, është absolut.

Eco Higjiena

Hasani më tej vuri në pah të drejtën zakonore në raste kur shefat e shteteve kalojnë transit për të shkuar në një shtet tjetër dhe për çështje kortezie, shefi atij shteti do të duhej t’ia dërgonte, së paku, një zëvendësministër dhe kështu zbatohet qind për qind e drejta ndërkombëtare zakonore, duke shtuar se “çështja e kontrollit të bagazhit personal të shefit të shtetit, të Kryeministrit dhe të ministrit të Jashtëm, përjashtohet edhe kur është udhëtim privat, lëre më që ka qenë udhëtim zyrtar.”

Raportin që doli nga siguria e aeroportit, ku thuhej se kanë zbatuar kontrollin ndaj një qytetareje të zakonshme, si dhe deklarata e VMRO-DPMNE-së se ngjarje të tilla ka ndodhur edhe më përpara, Hasani konsideron skandal, që sipas tij, kjo tregon se Maqedonia e Veriut është shtet joserioz. Sipas tij kjo sjellje ndaj presidentes Osmani ishte provokim që ka vënë në lojë dinjitetin e shtetit tonë. /RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.