HW

Reagon edhe KF “Gjilani”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Kryesia e KF Gjilanit ka mbajtur takim pas ndeshjes, Feronikeli – Gjilani, ku ka diskutuar rreth këtij takimi dhe ka lëshuar këtë deklarate:Deri në minutën e 79’ të këtij takimi gjithçka ishte në rregull, por pas momentit të ndëshkimit të lojtarit tonë Betim Haxhimusa (i cili u ndëshkua pa të drejtë ngase as nuk u kacafyt, e as nuk fyu lojtarin Mendurim Hotin e K.F. Feronikelit ) eskaloi situata ku filluan gjuajtjet me tulla, gurë e shishe nga ana e shikueseve të cilët ishin vendosur në një tribunë pa rrethojë dhe nuk mund të kontrollohej nga askush.

Nuk mjaftoi vetëm kjo pasi lojtari jonë, Betim Haxhimusa, kaloi turmën e shfrenuar të individëve të cilët qëndronin në fushë dhe nuk ishin persona zyrtar ai ballafaqohet me lojtarin kundërshtar, Menderim Hoti dhe Ekonomin e KF Feronikelit, i cili ishte pozicionuar me një lopatë në hyrje të zhveshtorës ku edhe e sulmojnë lojtarin dhe si pasojë ia thyen nyjën e dorës , Haxhimusa shpëton nga lëndime tjera edhe falë Drejtorit të SuperSportit për Kosovë i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Ky nuk ishte fundi, Ekonomi i KF Feronikelit, sërish vihet në aksion dhe sulmon lojtarin, Arbër Shala, i cili gjendej në këndin e fushës, Ekonomi e goditi edhe atë, e për çudi nuk reagoj askush, as gjyqtari anësor i cili ishte afër lojtarit kur ai u sulmua, në raste të tilla ndeshja duhet të ndërprehet.

FIDANISHTJA

Probleme pati edhe kur u ndëshkua me karton të kuq, Fidan Hasani, të cilin gjatë daljes nga fusha e gjuanin me gjësende të ndryshme si dhe gjatë shkuarjes për në zhveshtore ku ishin tubuar disa individë të pa autorizuar të cilët e sulmuan atë.

Në shpresojmë që, Federata e Futbollit të Kosovës, të marr masat e duhura dhe të mos lejoj përsëritjen e këtyre ngjarjeve të cilat më të vërtetë e izolojnë edhe më shumë futbollin tonë duke na pamundësuar kalimin në Evropë thuhet nw reagimin e KF “Gjilani”. ./rajoniprees/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.