ARKATANA

Reagojnë Skifterat

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Pas sulmit fizikë ndaj futbollistit të Gjilanit Betim Haxhimuses, grupi i tifozëve ‘Skifterat’ për media kanë lëshuar këtë komunikatë.

“Pas ngjarjeve të ndodhura në Drenas, ne grupi i tifozëve Skifterat nga Gjilani, ndjejmë përgjegjësi të deklarojmë për shqetësimin tonë rreth këtij incidenti. Ani pse ne si tifo grup funksionojmë me statut të ndarë nga klubi, ndjejmë përgjegjësi të dënojmë ashpër sulmin e së shtunës që u bë ndaj lojtarit Betim Haxhimusa nga zyrtarë të klubit K.F. Feronikeli. Barbarizma, e akte të tilla qyqare, sa shkojnë e dëmtojnë futbollin vendas, e në veçanti klubet dhe lojtarët që u ndodhin këto raste pa dallim.

Në një kohë kur Federata e Futbollit të Kosovës pretendon se jemi afër pranimit në FIFA e UEFA, dalin këso raste dhe tregojnë dhe e pasqyrojnë civilizimin dhe gjendjen tonë shumë të largët nga mentaliteti sportiv.

UBT

Njëherit, shqetësim kemi edhe për organet përgjegjëse të cilat gjithsesi duhet të marrin përgjegjësi dhe të reagojnë në një formë, në mënyrë që akte të tilla të mos përsëriten më. Vlen të ceket edhe një heshtje e disa mediave dhe emisioneve sportive të cilat këtë rast e kaluan si të mos ketë ndodhur fare.

Kërkojmë urgjentisht nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe nga Policia e Kosovës që sa më shpejt, përgjegjësit e këtij sulmi të marrin dënimin e merituar. Në fund, shfrytëzojmë rastin të falënderojmë tifo grupin “Tigrat e Zi” për mikpritjen ndaj një pjese të tifozëve që ishin atë dit në Drenas, e gjithashtu për mikpritjen dhe ndihmesën ndaj lojtarëve tonë”./sylejman ismajli/ rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.