Reagojnë familjet e dëshmorëve, Luta dhe komuna na ndajtën dëshmorët

Gjilan – Igballe Zymberi në emër të familjeve të dëshmorëve të Gjilanit ka reaguar të mërkurën me rastin e vizitës së Lutfi Hazirit tek një pjesë e dëshmorëve, duke anashkaluar dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberi. Na vrajtet edhe pas 21 viteve me gjestin që keni bërë sot ka thënë e mërzitur dhe e zhgënjyer Igballe Zymberi.
Familjet e dëshmorëve në Gjilan kanë reaguar të mërkurën pas vizitës së pjesshme që ka bërë Lutfi Haziri tek një pjesë e dëshmorëve në Gjilan.
Igballe Zymberi ka dërguar një deklaratë në Rajonipress ku thotë se po prononcohet në emër të familjeve të dëshmorëve.
”Të lutem kryetar i Gjilanit, për çfarë arsye nuk dole me ata njerëz që ishe edhe tek varrezat e dëshmorëve, po dole dikund – dikund dhe na ndajte. Ke vetëm dy dëshmor që na si familjar kem respekt për ta e kështu na shtine mu hangër familjaret ndër veti, na vrajte mas 21 viteve e na sot të mbyllur e të mërzitur, e ju naj bëtë këtë. Faleminderit prej komunës se kështu banë komuna e Gjilanit. O dëshmor që derdhët gjak për këtë liri të sotit. Juve lavdi ju qoftë, e na si familje jemi të fort se kur keni marrë këtë rrugë ne kemi menduar që jemi pa ju sot a nesër e t`i Heroin Hanumshahe e Tefik që latë Djellen 5 vjet e Atdheun 1 vit e 3 muaj, këta thojshin ta ndjekim shkaun nga Kosova nëse na mysin neve dy pasardhësa pi lamë, ju i lat po ku i lat” ka shkruar Igballe Zymberi./rajonipress/