Reagim ndaj vendimit të komisionit disiplinor për ndeshjen Feronikeli – Gjilani
Gjilan – Kryesia e KF Gjilanit në takimin e rregullt të hënën ka diskutuar edhe për vendimin e komisionit disiplinor për ndeshjen ndaj Feronikelit Dënimi vetëm me një ndeshje jashtë fushës së vetë dhe 800 euro për në është qesharak e fare serioze, vendimet e tilla nuk i vetëdijësojne aspak klubet, zyrtaret dhe shikuesit.
Përkundërti me vendime kësisoj ngjarjet si kjo sigurisht se do të përsëriten. Qëllimi ynë dhe i reagimeve tona ka ardhë si pasoj e rrezikimit të jetës së futbollistit tonë gjë që për ne është e pa pranueshme të ndodhë ne fushat tona në prag të pranimit në arenën ndërkombëtare.
Ne u takuam me kryetarin Vokrri dhe me zyrtarët e KF Feronikelit për një afrim pas asaj që ndodhi në Drenas, por si duket komisioni disiplinor anashkaloi aktet normative të FFK –së të cilat duhet të zbatohen për të gjitha klubet njësoj. Ne lutemi që ngjarje të tilla të mos përsëriten, por me vendime si këto sinqerisht frikohemi shumë thuhet në reagimin e Kryesisë së KF Gjilanit./rajonipress/


