GRANDEMALL

Rasti i kosovarit që pagoi 15.000 euro për dokumente false, alarm për sigurinë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Rasti i një kosovari që u dënua për falsifikim të pasaportës tregon se sa të mbingarkuara janë komunat. Ekspertët sqarojnë gjendjen.

Vitin e kaluar, një kosovar 31-vjeçar ka blerë një pasaportë kroate dhe një letërnjoftim për 15 mijë euro. Më pas ai është regjistruar në një komunë në Kantonin e Bernës duke përdorur këto dokumente të falsifikuara, trasnmeton albinfo.ch. Ky ishte një falsifikim total, që do të thotë, sipas Zyrës Federale të Policisë (Fedpol), “falsifikime të bëra vetë, në të cilat imitohen veçoritë individuale të sigurisë”.

Si qytetar i një vendi që nuk është në BE, ai shpresonte të përfitonte nga lëvizja e lirë e njerëzve me pasaportë të BE-së. Kosovari ia doli fillimisht me sukses mashtrimit: mori leje qëndrimi në Zvicër dhe bashkë me të edhe leje pune, shkruan derbund.ch. Me këto dokumente zvicerane në çantë, ai arriti të siguronte punë si suvatues (Gipser) me orar të plotë për gati dhjetë muaj. Vetëm atëherë u zbulua mashtrimi i tij.

Ai tani është dënuar nga zyra e prokurorit publik në kantonin e Bernës me një gjobë të kushtëzuar prej 5,400 frangash, si dhe me gjobë prej 1,080 frangash dhe 1,000 frangash për shpenzimet procedurale.

FIDANISHTJA

Falsifikimet e tilla të pasaportave në zyrën e regjistrimit të banorëve janë shtuar së fundmi, sqaron përgjegjësi për sigurinë publike në komunën e prekur. Fedpol konfirmon këtë vëzhgim: në vitin 2023, në Zvicër u zbuluan 1,859 letërnjoftime dhe pasaporta false, një rritje prej tetë për qind krahasuar me një vit më parë.

“Unë shoh një rrezik të madh sigurie këtu”, thotë oficeri i sigurisë së komunës së përmendur të Bernës, përcjell albinfo.ch. Problemi është se stafi i administratave komunale është pengesa e vetme e sigurisë që kontrollon vërtetësinë e pasaportave – dhe këta nuk janë specialistë.

Pasaportat kopjohen dhe i përcillen shërbimit të migracionit, i cili lëshon kartat e identitetit të të huajit: “Kjo do të thotë që personat me pasaporta false marrin dokumente të vërteta identifikimi zvicerane dhe kjo është shumë problematike”. Këto vështirë se do të kontrollohen më pas, kështu që falsifikimi origjinal shpesh do të mbetet i pazbuluar për një kohë të gjatë.
https://www.albinfo.ch/paguan-15-000-euro-per-dokumente-false-kroate-denohet-kosovari/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.