Uji Dea

Rastet tregojnë guximin e prokurorëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kur Aleksandër Lumezi, kryeprokuror i Apelit, u pyet nga Tribuna se përse rasti i vrasjes së Xhemajl Mustafës, një herë ishte në duart e prokurorëve vendorë, e më vonë e mori EULEX-i, ai dha një përgjigje. “Me këtë rast janë duke u marrë prokurorët e EULEX-it, në Prokurorinë Speciale të Kosovës”.

Kaq tha Lumezi. Rasti i Xhemajl Mustafës i vrarë menjëherë pas luftës në hyrje të banesës së tij në Prishtinë nga persona ende të panjohur, është vetëm njëra prej çështjeve të shumta që Misioni i EULEX-it e ka marrë nga prokurorët vendorë.

Mobi Casa

Bazuar në mandatin e tij, Misioni ka të drejtë të merret me raste të krimeve të rënda, krimit të organizuar, korrupsionit dhe krimeve të luftës, madje duke ua marrë edhe rastet vendorëve.

Kryeprokurori i Apelit nuk e pranon se rastet e rënda kalojnë te EULEX-i për shkak të mungesës së guximit nga ana e atyre vendorë. “Sigurisht që puna e prokurorëve në Kosovë nuk ka qenë e lehtë dhe vazhdon të mos jetë e lehtë, por ka të bëjë edhe me nivelin e caktuar të institucioneve tona”, thotë Lumezi për Tribunën…(Tribuna).