RCCOLA

Rashkaj: Shpresoj që kryeqyteti të jetë me fat

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Anel Rashkaj shpreson që stadiumi i Prishtinës ti sjell fat përfaqësueses së Kosovës. Ai mendon se ka ardhur koha që të shënojnë fitoren e para, derisa vlerëson lartë skuadrën e Omanit.

Përfaqësuesja e Kosovës ka nisur stërvitjet për ndeshje miqësore ndaj Omanit, e cila do të zhvillohet të dielën nga ora 16:00. Kësaj radhe ndeshja do të luhet në stadiumin e Prishtinës, derisa kapiteni Anel Rashkaj shpreson që kryeqyteti ti sjell fat përfaqësueses së Kosovës.

Uji Dea

Deri më tani Kosova ka zhvillua tre miqësore, dy prej tyre në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë. Nga këto përballje, ekipi i Albert Bunjakit ka një barazim dhe dy humbje.

“Shpresojmë të luajmë më mirë se në ndeshjet e kaluara. Omani ka skuadër më të mirë sesa ne mendojmë, pasi ka lojtarë cilësor. Ka ardhur koha që edhe ne të fitojmë. Nëse fitojmë nuk do ta ndërrojmë stadiumin. Shpresoj të jetë me fat kryeqyteti”, ka deklaruar mesfushori i Sandensit.