Fundamenti

Rashkaj i pazëvendësueshëm në Sandnes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Anel Rashkaj duket i padiskutueshëm te skuadra norvegjeze, Sandnes.

Kjo e fundit sot pësoi me rezultat 4:1 (shkaku i kartonit të kuq i marur nga kapiteni i Sandnes), por Rashkaj ishte mjaft pozitiv me paraqitjen e tij qysh nga minuta e parë.

Mobi Casa

Kosovari u ndëshkua me karton të verdhë qysh në minutën e 11, por më pas ishte tejet i kujdesshëm dhe kompletoi 93 minuta lojë. Rashkaj kishte kompletuar edhe sfidën e parë të sezonit në barazimin 1-1 në shtëpi. /Tribuna/Telegrafi/