Rashiti: Të pafajshmit nuk mund të dënohen, për gjëra të shpifura dhe të montuara politikisht

Gjilan – TURP për sistemin e drejtësisë së Republikës Kosovës, për ata hetues, prokurorë e gjyqtarë, që kanë qenë dhe janë vegla të klaneve të politikës tonë, sepse për 10 vite të plota, prej nisjes së hetimeve në vitin 2012 i kanë mbajtur pengë zyrtarët më të mirë dhe më punëtor të komunës së Gjilanit ka shkruar Riad Rashiti.
I inkurajojë të gjithë të akuzuarit, që të përgatiten për padi gjyqësore ndaj të gjithë zyrtarëve së sistemit të drejtësisë që kanë nisur dhe kanë ngritur aktakuza të pabazuara por puro politike.
Duhet të demaskohen të gjitha të përfshirët e politikës në këtë dosje dhe të publikohen para qytetarëve tanë, për inskenimet e tyre dhe prapaskenat për montimin e këtij procesi.
Sepse dëmet për këta zyrtarë janë të jashtëzakonshme, për një dekadë të plotë janë maltretuar nga sistemi i kalbur i drejtësisë. As për krime e masakra lufte nëpër gjykata ndërkombëtare, nuk kanë zgjatur kaq shumë procese gjyqësore.
Dikush duhet të jap llogari për të gjithë këta zyrtarë komunal ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/