Rashiti: Punët e mira bëhen ngadalë, ato që bëhen shpejtë bëhen shkel e shko

Gjilan – Në javët e ardhshme do të mbahen edhe disa takime me qytetarët e Gjilanit për dëgjime buxhetore, ku do të merren drejtpërdrejtë edhe propozime konkrete për projekte nga ana e qytetarëve ka shkruar Riad Rashiti.
Diskutim për KAB-in dhe Buxhetin Komunal për vitin 2023 të organizuar nga DEMOS. Deri më 30 qershor është periudha e organizimit të dëgjimeve publike me qytetarët e Gjilanit lidhur me KAB-in (Kornizën Afatmesme Buxhetore), ku edhe do të miratohet nga ana e asambleistëve të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Kufijtë Buxhetor të komunës së Gjilanit për vitin 2023 do të jenë për 3 milion e 524 mijë më të lartë se sa të këtij viti aktual. Ku prej 29,075,279.00 euro është rritur në 32,599,281.00 euro për vitin 2023.
Në javët e ardhshme do të mbahen edhe disa takime me qytetarët e Gjilanit për dëgjime buxhetore, ku do të merren drejtpërdrejtë edhe propozime konkrete për projekte nga ana e qytetarëve.
E rëndësishme është që të gjitha kërkesat dhe propozimet që do të merren nga qytetarët, do të merren dhe të trajtohen shumë seriozisht nga ana e institucioneve komunale.
Punët e mira bëhen ngadalë, ato që bëhen shpejtë bëhen shkel e shko ka shkruar Riad Rashiti./rajonipress/