LDK: Numërimi prapa ka filluar për qeverinë qendrore dhe atë lokale
Gjilan – Përjashtimi i Gjilanit nga kujdesi i Qeverisë është abuzimi më i madh me besimin dhe djersën e qytetarëve tanë në Gjilan dhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë. Zhgënjimi që e sollën të tjerët përmes manipulimeve, do ta kthejmë në besë e shpresë për qytetarin. Me qytetarët do të ndërtojmë angazhim të përbashkët për Gjilanin tonë thuhet në njoftimin e degës së LDK-së në Gjilan.
Njoftimi i plotë:
Nën udhëheqjen e kryetarit të Degës, njëherësh nënkryetar në nivel qendror z. Lutfi Haziri, është mbajtur takimi i radhës i strukturave, përfshirë Kryesisë, Nëndegët, Forumin e Gruas e atë të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan.
Me takimet dje dhe sot, arrijmë angazhimet gjashtë javore të përbashkëta në organizim dhe debatim, por shënojmë kthesën nga sot për të vazhduar edhe më fuqishëm deri më 9 shkurt, ku kanë mbetur edhe 149 ditë.
Në këto takime është rikonfirmuar uniteti në strukturën e LDK-së, angazhimet e përbashkëta të burrave dhe grave në Anamorave për rikthimin e madh të LDK-së.
Uniteti e vizioni i LDK-së për një Gjilan zhvillimor, ka ngritur në këmbë qytetarin, ku gruaja dhe rinia janë bartës të politikave zhvillimore dhe barazia në veprim.
Përjashtimi i Gjilanit nga kujdesi i Qeverisë është abuzimi më i madh me besimin dhe djersën e qytetarëve tanë në Gjilan dhe bashkatdhetarët kudo që jetojnë.
Nominimet e para për deputet, komisionerët, vëzhguesit dhe bartësit tjerë të mobilizimit dhe organizimit kanë marr formë dhe numërimi papa ka filluar, jo vetëm për qeverisjen qendrore, por edhe për atë lokale.
Të bashkuar me besë e shpresë, do ta rikthejmë triumfin e madh të LDK-së, parti e cila, jo vetëm si gardian i demokracisë, por edhe lidere e zhvillimit.
Në qendër të kujdesit tonë është familja. Për familjen do të angazhohemi që ajo të ruhet, të zhvillohet dhe të jetë e fortë. Zatën, familja, atdheu e Zoti janë besimi ynë përjetë.
Me vizionin tonë, kemi plane konkrete, projekte e partnerë për ta rikthyer Gjilanin në qendër të madhe administrative, politike, ekonomike e arsimore.
Zhgënjimi që e sollën të tjerët përmes manipulimeve, do ta kthejmë në besë e shpresë për qytetarin. Me qytetarët do të ndërtojmë angazhim të përbashkët për Gjilanin tonë.