Rashiti: Problemet janë të mëdha, Gjilani ka nevojë për tepër shumë investime kapitale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Rrugët, trotuaret, ujësjellësi dhe kanalizimi janë problemet kryesore me të cilat ende përballen qytetarët e Gjilanit. Në 17 dëgjimet publike të mbajtura për planifikimin e buxhetit komunal 2023, me pjesëmarrjen e rreth 500 qytetarëve, pranuam mbi 330 kërkesa, probleme, propozime dhe projekte për të zgjidhur hallet e tyre ka thwnw Riad Rashiti.

Postimi i plotw:

Për mbi 45 kilometra asfaltim të rrugëve u kërkua nëpër lagjet dhe fshatrat e Gjilanit, 50 kilometra kanalizim, 45 kilometra trotuare, 15 kilometra rrjetë të ujësjellësit dhe funksionalizim të atyre ekzistuese, ku nëpër disa fshatra nuk ka furnizim, e poashtu edhe në disa lagje të qytetit.

Qytetarët duan ndërtimin edhe të 12 çerdheve për fëmijë nëpër lagje të ndryshme dhe fshatrat e mëdha poashtu. Kërkesa për 15 fusha të reja të sportit dhe renovimin e sallave të sportit.

Fundamenti

Përveç infrastrukturës dhe mirëmbajtjes saj, nevojat e mëdha për investime janë edhe në fushën e Arsimit dhe Shëndetësisë. Rinia, sportistët, bizneset e fermerët, OJQ-të, gratë si dhe pensionerët kanë nevojë për më shumë përkrahje institucionale dhe buxhet shtesë.
Kërkesa për subvencione ishin në shumë sektorë, në ekonomi për biznese të reja, në bujqësi për fermerët, në Rini-Kulturë dhe Sport, në Arsim për bursa të studentëve, në Shëndetësi për çështje sociale, OJQ dhe pensionistë.

Fshatrat që më së shumti kanë kërkesa janë, Malisheva me 22 kërkesa, Bresalci 21, Zhegra 18, Cërnica 12, Pogragja 11, , Mireshi 10, pastaj fshatrat Uglarë, Përlepnicë, dy fshatrat e Livoqit etj. Ndërsa edhe në lagjet e qytetit, kërkesat ishin të shumta për zgjidhjen e problemeve të ndryshme.

Të gjitha kërkesat e detajuara të qytetarëve pjesëmarrës në këto 17 dëgjimet publike, do të publikohen së shpejti në faqen zyrtare të komunës.

Në bazë të këtyre kërkesave të qytetarëve, komuna e Gjilanit do të analizojë me kujdes dhe do të planifikojë investime për vitin 2023, në ato prioritete që zgjidhin problemet e kahmotshme të lagjeve dhe fshatrave të komunës tonë./rajonipress/