Fundamenti

Rashiti: Përmes programit “PAK me OKB” do të realizojmë projektin për persona me aftësi të kufizuara në Gjilan

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Ky program përfshinë kategorinë “PAK” (Personat me Aftësi të Kufizuar) ku bashkë me “OKB” (OJQ, Komunë dhe Biznese) do të përmirësojë kushtet ekonomike dhe do të avancojë shërbimet për këta persona ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit:

Sepse për një kohë të gjatë janë të njohura sfidat serioze për personat me aftësi të kufizuara, prej infrastrukturës, qasjes në informacione, punësimi dhe integrimi në tregun e hapur të punës. Këto u theksuan edhe sot në dëgjimin publik të mbajtur me personat me aftësi të kufizuara në Gjilan, për planifikimin e buxhetit komunal 2023.

Ne si institucione komunale, në bazë të gjendjes jo të mirë për këtë kategori të shoqërisë sonë, nevojave, kërkesave dhe propozimeve nga ky dëgjim publik, do të analizojmë dhe hartojmë një program të veçantë për vitin 2023 e tutje.

Mobi Casa

Ky program do të përfshijë aspektin e përmirësimit të menjëhershëm të qasjes fizike në infrastrukturën publike për personat me aftësi të kufizuara, qasjen në informacion, financimin e trajnimeve dhe aftësimit profesional për këta persona për tregun e punës, si dhe angazhimin e drejtpërdrejtë të komunës për punësimin e tyre në sektorin publik dhe privat.


Ne zotohemi se gjatë vitit të ardhshëm do të punësojmë një numër të konsiderueshëm të personave me aftësi të kufizuara, përmes këtij programi “PAK me OKB”.

Ligji për aftësim, riaftësim dhe punësim për personat me aftësi të kufizuar obligon ndër të tjera të gjithë punonjësit në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat, të punësojë një person me aftësi të kufizuar në çdo 50 të punësuar. Por zbatimi në praktikë është shumë i vogël.

Buxhetimin për këtë program “PAK-OKB” e bëjmë ne, ndërsa për realizimin e do të kujdesemi bashkë me Drejtorinë për Shërbime Publike, Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale dhe me Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik./rajonipress/