FIDANISHTJA

Rashiti: Një tjetër dorëheqje alarmante në Komunën e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Është larguar nga drejtoria e Buxhetit dhe Financave edhe drejtoresha e dytë brenda këtij viti. Znj.Doruntina Hasani nuk arriti më shumë se 30 ditë t’i mbijetojë kaosit dhe presioneve të kryetarit të komunës në këtë sektor kyç institucional. E para u detyrua të largohej pas ndërhyrjeve të dhunshme të militantëve të VV-së në zyrën e saj. Ndërsa kjo e fundit, siç duket, ia vendosi drynin derës para falimentimit të buxhetit komunal ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Edhe pse VV po përpiqet të “rehatojë” drejtorinë e buxhetit dhe financave me drejtoresha të emëruara në këtë pozitë, asnjëra nuk po arrin të përballojë kaosin institucional dhe keqpërdorimet buxhetore të pakontrolluara të miliona eurove publike.

Gratë në qeverisjen komunale po tregohen më të përgjegjshme dhe po refuzojnë të jenë pjesë e korrupsionit dhe abuzimit me paranë publike, andaj po largohen nga pozitat udhëheqëse.
Skandalet e shumta me buxhetin komunal e dëshmojnë edhe veprimet e kryetarit Alban Hyseni, i cili ende nuk e ka paraqitur raportin financiar për vitin 2024 në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Për herë të parë në mbi 25 vite, shpenzohen miliona euro pa asnjë raport para përfaqësuesve të qytetarëve.

ARKATANA

Mosraportimi është shkelje e rëndë e ligjit, mungesë totale e transparencës dhe ikje nga llogaridhënia.

Qytetarët e Gjilanit kanë të drejtë të dinë ku po shpenzohen paratë e tyre! Qyteti ynë nuk guxon të mbetet peng i paaftësisë dhe arrogancës.

Përderisa i tërë sistemi i drejtësisë po heshtë karshi këtyre skandaleve buxhetore, Ne do të vazhdojmë të mbrojmë interesin publik dhe të kërkojmë llogaridhënie për çdo cent të buxhetit të qytetarëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.