ARKATANA

Rashiti: Me buxhetin e vitit 2023, komuna e Gjilanit do të investojë mbi 1.5 milion euro në projektet e shëndetësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në dëgjimin publik me personelin shëndetësor sot prezantuam planifikimin e buxhetit për investime në sektorin e shëndetësisë dhe mirëqenies sociale, që do të jenë mbi 1.5 milion euro, apo për mbi 300 mijë euro më shumë se sa që janë të planifikuara në vitin aktual 2022 ka thënë Riad Rashiti.

Postimi i plotë i Riad Rashitit:

Për ndërtimin e dy ambulantave të reja (njëra në lagjen e Arbërisë dhe tjetra në fshatin Uglarë) dhe paisje mjekësore janë planifikuar 487,176.00 euro, për banim social 180,000.00 euro, për subvencione në QPS 215,000.00euro, për blerje të shërbimeve profesionale (me kontratë) për staf shtesë mjekësor dhe shërbime tjera 672,000.00 euro.

Qytetarët e Gjilanit sot kanë kushte më të mira për të marr shërbime në objektin e ri të QKMF-së. Ndërsa ne do të bëjmë investime shtesë edhe për blerjen e shumë paisjeve të reja mjekësore, për ti ofruar shërbime cilësore të gjithë pacientëve që kanë nevojë për trajtim mjekësor.

FIDANISHTJA

Në këtë takim, u kërkua nga menaxhmenti dhe personeli shëndetësor, rekrutimin e stafit shtesë të mjekëve dhe infermiereve për të ofruar shërbime më të mira për pacientët. Vendet e lira të punës, 18 nga pensionimet e stafit, 44 nga kontrata e Karitasit dhe ekipa e ministrisë për COVID prej 18 mjekëve e ka vështirësuar funksionimin normal të ofrimit të shërbimeve mjekësore.

Investime tjera u kërkua edhe në blerje të pajisjeve mjekësore, trajnime për staf dhe furnizim më të mirë më barna esenciale.

Obligim i yni është gjetja e mundësisë së burimeve financiare për të përfshirë në planifikim të buxhetit komunal për vitin 2023./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.