FITORJA

Rashiti : LDK -ja e ka humbur busullën

/ 12 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Riad Rashiti tha në një konferencë për media se pёr mendimin tim LDK-ja nё Gjilan çdo ditë e më shumë po krijon të pavërteta, por edhe e ka humbur busullën dhe ёshtё duke vepruar pa ndonjё orientim dhe destinim tё caktuar, meqë ka vite të tëra që vetëm merren me konferenca shtypi duke krijuar shpenzime për kozmetikën dhe ”look”-in e përfaqësuesve të LDK-së të cilët vazhdimisht po e dezinformojnë qytetarin e Gjilanit.

Drejtoria pёr Zhvillim Ekonomik pas një viti qё nga themelimi i saj, ёshtё funksionalizuar mirё, ёshtё angazhuar nё realizimin e planit tё punёs, implementimit tё strategjisё sё zhvillimit ekonomik lokal dhe asaj rajonale, jemi angazhuar nё krijimin e politikave reale zhvillimore dhe sipas mundёsive dhe kapaciteteve qё i kemi ne si komunё tha Riad Rashiti.

Rashiti tha se nё vitin 2012 i kemi bёrё disa tё arritura si drejtori dhe si komunё e Gjilanit, duke filluar nga realizimi i disa projekteve tё rёndёsishme dhe fillimin e implementimit tё disa projekteve po ashtu shumё tё rёndёsishme. “Kemi pёrfunduar projektin e krijimit tё bazёs sё të dhёnave pёr tё gjitha bizneset nё komunёn e Gjilanit, ku janë identifikuar 3050 biznese aktive, dhe rreth 332 biznese jo formale e tё cilat tani janё zvogëluar dukshёm si rezultat i angazhimit tё pёrbashkёt i drejtorisё sё zhvillimit ekonomik dhe drejtorisё sё inpeksionit. Poashtu nё vitin 2012 janё regjistruar 604 biznese tё reja, dhe janё deklaruar mbi 1100 tё punёsuar nё kёto biznese” tha Rashiti.

Sipas tij nga tё hyrat nga taksat e biznesit në vitin 2012 kanë qenë 297,709.74 euro, ndërsa për vitin 2013 komuna e Gjilanit ka marrë vendim që të lirohen nga taksat komunale të gjitha bizneset në komunë me një përjashtim të vogël për bizneset e mëdha dhe monopoliste siç janë Posta, KEK-u, kompanitë tjera publike lokale, etj.
“Ky vendim nuk ka qenë edhe i lehtë për tu marr nga Komuna sepse duke pasur parasysh të hyrat e konsiderueshme që janë krijuar për buxhetin komunal, por qëllimi ynë i përhershëm është krijimi i lehtësirave për bizneset, të cilat komuna viteve të fundit ka bërë hapa të çmueshëm për to, ku këto vendime kanë dhënë rezultatet e dukshme, e ku kemi rritje të konsiderueshme të regjistrimit të bizneseve të reja në komunën tonë. Komuna e Gjilanit për dy vite radhazi është vlerësuar si komuna e parë në Kosovë nga komunat e mëdha, që ka krijuar klimën më të favorshme për bizneset, dhe ne po vazhdojmë edhe më tutje në përmirësimin e ambientit për të bërë biznes” tha Rashiti.

Duke folur për investimet dhe projektet Rashiti tha se edhhe pse jo nё nivelin e dёshiruar, Investimet nё komunё nuk kanё munguar, por kanё qenё tё theksuara dhe tё prekshme. “Ka pasur investime tё mira nё infrastrukturё, nё shёrbime, nё bujqёsi, nё shёndetёsi, nё arsim, nё mirëmbajtje, kemi pasur investime tё theksuara nё sektorin privat pёrmes bizneseve nё fusha dhe sektorë tё ndryshëm. Ka filluar me sukses implementimi i investimeve sipas marrëveshjes sё PPP nё kompaninё e EcoHigjienёs, tani mё po shihen edhe investimet e bёra nё kёtё kompani, investimet nё kontenjera, ditёt e ardhme do tё vijnё transportuesit e rinj pёr grumbullimin e mbeturinave, deri mё 10 mars kjo kompani do tё transferohet nё objektin e ri, i cili objekt ka mbi 4 vite qё nuk ёshtё finalizuar dhe tek tani po funksionalizohet. Shёrbimet nga kjo kompani po ashtu janë pёrmirёsuar e qё ka ndikuar edhe nё rritjen e nivelit tё inkasimit nga klientёt.” Tha Rashiti.

Ai tha se janё nё finalizim dy projektet tjera pёrmes PPP nё ndёrtim, ku investimi i tyre ka kaluar vlerёn e 4. 5 milion eurove .”Me krenari e themi se cilёsia e kёtyre dy ndёrtimeve tё banimit kolektiv dhe tё afarizmit ёshtё mё e mira nё qytet, ku ka pasur mbikëqyrje serioze nga komuna, po ashtu nё pёrputhshmёri tё plotё janё respektuar planet e ndërtimit, nuk ka pasur tejkalime nё ndёrtim, afati kohor ёshtё respektuar dhe mund tё themi lirisht se disa muaj mё herёt po pёrfundojnё kёto projekte nga planifikimi i paraparё. Investimet nё agrokulturё kanё qenё tё mira, bizneset e komunës kanë përfituar nga Komisioni Evropian në vlerë prej rreth 1 milion euro. Nga Ministria e Bujqёsisё ka pasur investime nё vlerёn prej 700 mijë euro, në shkollën e bujqësisë donacion nga Danida në vlerë prej mbi 600 mijë dhe komuna rreth 200 mijë euro, po ashtu këtë vit Danida ka premtuar të mbështes një projekt tjetër për shkollën e bujqësisë në ndërtimin e serës në vlerë prej rreth 300 mijë euro. Nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik investime në kompaninë publike Hidromorava nё vlerё prej 400 mijë euro. Poashtu ka pasur investime të mëdha nga donatorët nё ndërtimin e rrjetit në ujësjellës, nё trafostacionin kryesor” tha Rashiti.

Rashiti tha se edhe implementimi i projektit tё lumit Mirusha ka ecur mirё. “Kemi problem me krijimin e hapёsirёs pёrreth shtratit tё lumit Mirusha, disa prej pronarёve nuk duan t`i rrёnohen muret, garazhet, dёmtimi i pemёve, e diku diku ёshtё e domosdoshme edhe rrёnimi i njё pjese tё shtёpive pёr tё krijuar hapёsirё pёr vazhdimin e projektit, problem mё tё theksuara paraqiten mu nga uzurpatorёt e pronёs komunale pёrgjatё shtratit tё lumit. Mjetet financiare janё tё ndara nga Ministria pёr kёtё projekt, qeveria ёshtё zotuar se do tё mbёshtes financiarisht pёrfundimin e kёtij projekti, por ne e vlerёsojmё se edhe kompania kontraktuese pёr kёtё projekt duhet ta merr mё seriozisht ekzekutimin e punimeve sepse ka ngecje nё kёtё drejtim” sqaroj Rashiti.

Ne si Komunё dhe drejtori e vlerёsojmё se kemi vёshtirёsi tё ndryshme, duke filluar nga mungesa e stafit profesional qё ne si drejtori kemi nevojё, prandaj jemi tё detyruar tё blejmё shёrbime nga kompani dhe agjensione profesionale.

Rashiti ka qenë edhe vetëkritik. “Ne jemi shumё tё pakёnaqur me implementimin e disa projekteve tё rёndёsishme tё cilat kanё filluar, disa vite mё parё, ёshtё e pakuptimtё dhe e paarsyeshme ndёrprerja e ndёrtimit tё objektit tё Policisё sё Kosovёs, jemi tё befasuar me rastin e projektit tё bibliotekёs sё qytetit. pёr arsye se financues dhe kontraktues ka qenё Komisioni Europian, e i cili nuk ёshtё dashur tё lejojё tё ndodhё kjo qё po ndodhё, qё tё kontraktohet njё kompani e cila çdo herё keqpёrdorё kontratat nga punёdhёnёsi, e qё kjo nё asnjё mёnyrё nuk do tё duhej tё lejohej nga zyra e Komisionit Europian. Unё e vlerёsoj se ekzekutimi nga kompanitё e kontraktuara pёr realizimin e projektet e financuara dhe tё kontraktuara me tenderim nga Ministritё e ndryshme dhe disa edhe nga donatorёt, po ngecin dhe po dёshtojnё si pasojё e joseriozitetit tё vlerёsimit tё ofertave nё procesin e tenderimit ose si pasojё e joprofesionalizimit nё kёto institucione serioze dhe e mbikëqyrja e projekteve nga komisione jo tё përgjegjshme, apo mund tё ndodhё edhe pёr shkak tё keqpërdorimeve dhe korrupsionit tё mundshёm nёpёr kёto projekte” tha Rashiti.

Duke folur për privatizimin Rashiti tha se ne konsiderojmë se ende po bёhet “biznes i levёrdishёm” nga Agjensioni i Privatizimit tё Kosovёs nё komunёn tonё, sepse fare nuk kanё konsideratё e as respekt pёr komunat, nё kёtё rast pёr hapёsirat tё cilat ka nevojё komuna. “Kёtij agjensioni i intereson vetёm shitja e çdo gjёje, bёjnё aq shumё shkelje tё rёnda e pёr tё cilat nuk ka kush tё merret. Shesin prona tё padefinuara, shesin tokёn qё i takon komunёs, kjo vёrtet ёshtё absurd. Ne si komune edhe ashtu kemi shumё mungesё pёr tokё, kemi nevojё pёr ruajtjen e kёsaj qё ka mbetur pa u privatizuar pёr nevoja tё krijimit tё zonave ekonomike, pёr ndёrtimin e objekteve institucionale tha Rashiti.

Uji Dea

Duke folur për aktivitetet tjera Rashiti tha se sё shpejti do tё filloj implementimi i projektit tё financuar nga Komisioni Europian pёr themelimin e zyrёs pёr marketing, projekt i bёrё nga GVRL dhe i cili ka aplikuar pёr kёtё grant, ky projekt do tё zgjasё 17 muaj dhe vlera e tij ёshtё nё vlerёn prej rreth 300 mijë euro.

“Jemi nё analizimin e mundёsive pёr investime nё projekte tё ndryshme pёrmes PPP, tё cilat propozime gjatё muajve nё vijim do t`i dёrgohen pёr miratim Kuvendit Komunal. Projektet nё tё cilat jemi fokusuar si drejtori janё: Projekti i vonuar nё kompleksin e shkollave tё mesme, ndёrtimi i objektit tё ish-Magjistralja, ndёrtimi i objektit nё qendёr tё qytetit (te argjentarёt), projekti pёr te tregu i gjelbёrt, projekti nё Dardani, projekti pёr investime te salla e sporteve, projekti nё stacionin e autobusёve nё Kosovatrans, projekti pёr krijimin e pёrshtatshёm tё tregut tё kafshёve dhe automjeteve etj. Vlera e kёtyre projekteve pёr investime arrin nё 15 milion euro, e ku komuna dhe qytetarёt e Gjilanit do tё jenё pёrfitues tё madh sepse do tё pёrmirёsohej infrastruktura, shёrbimet, rritja e punёsimit, rritja e tё hyrave vetanake dhe krijimi i mundёsisё qё komuna t`i investoj kёto mjete nё projekte tjera nё interes tё qytetarёve, pra kёto investime do tё krijojnë efekt pozitiv e zingjiror” shtoj Rashiti.

Nё kёtё periudhё kohore ne si drejtori nё bashkёpunim me drejtorinё e bujqёsisё jemi tё angazhuar nё promovimin e mundёsive pёr tё pёrfituar bujqit dhe bizneset prodhuese nga grantet e mёdha tё cilat po i ofron Ministria e Bujqёsisё, ku niveli i pёrqindjes sё financimit tё projekteve arrin 70% si grante nga Ministria.

CDF-ja po ashtu ёshtё nё fazёn e përzgjedhjes sё pёrfituesve tё bizneseve nga Gjilani, ku janё parakualifikuar rreth 15 biznese tё mundshme pёr tё pёrfituar grante me nga deri nё 10 mijё euro. Jemi duke përgatitur projekte tё tjera tё rёndёsishme pёr komunёn, si dhe jemi duke hulumtuar burime tё ndryshme tё financimit qoftë nga qeveria, donatorёt apo sektori privat.

Kritikat e LDK-së tendencioze

Deklaratat dhe vlerësimet e bёra kohёve tё fundit nga opozita e në veçanti nga LDK-ja pёr punёn e institucioneve komunale duken vërtet tendencioze dhe në shërbim të fillimit të parafushatës së tyre zgjedhore. Ne disa herë e kemi potencuar se çka kanë bërë ata gjatë udhëheqjes së tyre me institucionet komunale, këtë e dinë fare mirë edhe ata, por edhe e kanë vlerësuar qytetarët e Gjilanit punën e tyre.

Rashiti tha se akuzat e LDK-së se prokurimi në Gjilan po i falimenton bizneset, më së miri po e vërteton dhe e dëshmon se në qeverisjen e LDK-së ka pasur korrupsion. “Ne edhe atëherë kur qeveriste LDK-ja me komunën, kemi drejtuar vërejtjet tona për punën dhe formën e kontraktimit të punëve nga zyra e prokurimit, sepse në Gjilan kanë ekzistuar vetëm dy-tri firma të cilat kanë marr punë vazhdimisht nga Komuna, dhe dihen botërisht keqpërdorimet e mëdha me dhënien e tenderit për ndihmat e tërmetit, ku pushtetarët e LDK-së kanë keqpërdorur qindra mijëra euro në kurriz të të dëmtuarve nga tërmeti” tha Rashiti.

Rashiti tha se komuna e Gjilanit – zyra e prokurimit nuk është dënuar në vlerën prej 5 mijë euro, këtë le ta verifikojë kush të dojë në Organin e Shqyrtimit të Prokurimit në Prishtinë. “Ka qenë një urdhërese nga OSHP-ja për ta zbatuar zyra e prokurimit në Gjilan, ku e ka theksuar se në rast të moszbatimit të vendimit të tyre atëherë komuna do të merr gjobë prej 5 mijë eurove, mirëpo kjo çështje është zgjedhur sepse kryetari i komunës ka bërë ankesë duke dhënë arsyeshmërinë se pse kjo urdhëresë nuk duhet të zbatohet, dhe ankesa është pranuar nga OSHP-ja edhe e cila e ka anuluar urdhëresën bashkë me gjobën e përmendur.Ndërsa projekti i lumit Mirusha nuk është ndërpre, por është duke u punuar në çështjen e shpronësimeve përgjatë të shtratit të lumit, por së shpejti do të fillojnë punimet në teren, ku deri në fund të këtij viti do të kryhet edhe faza e dytë e këtij projekti” tha Rashiti.

Rashiti tha se pёr mendimin tim LDK-ja nё Gjilan çdo ditë e më shumë po krijon të pavërteta, por edhe e ka humbur busullën dhe ёshtё duke vepruar pa ndonjё orientim dhe destinim tё caktuar, ka vite të tëra që vetëm merren me konferenca shtypi duke krijuar shpenzime për kozmetikën dhe ”look”-in e përfaqësuesve të LDK-së të cilët vazhdimisht po e dezinformojnë qytetarin e Gjilanit. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.