FITORJA

Rashiti: Jemi larg krijimit të Qeverisë

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Analisti Naim Rashiti thotë se Lista Serbe kërkon një marrëveshje politike, ku do të plotësoheshin kërkesat e tyre. Por, sipas tij, vendi është larg procesit të formimit të Qeverisë.

Lista Serbe ka vendosur të refuzojë pjesëmarrjen në Qeverinë e Kosovës, nëse aty përfshihet Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, në një takim që ka zhvilluar me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Në mbledhjen e së mërkurës, në Beograd, një ditë para se të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, është arritur unitet absolut për të gjitha qëndrimet dhe janë aprovuar edhe parimet e Listës Serbe për çfarëdo pjesëmarrje në Qeverinë e Kosovës.

Njoftimin e ka dhënë Marko Djuric, Drejtor i Zyrës për Kosovë.

Kështu, Blloku Opozitar LDK-AAK-Nisma aktualisht kanë mbetur pa njërin nga partnerët e tyre në Koalicion, me të cilin ka menduar ta zgjedhë së bashku Kryeparlamentarin dhe më pas ta formojë edhe Qeverinë.

Analisti Naim Rashiti, në një prononcim për Politiko.net, thotë se e keqja më e madhe është që ky qëndrim shprehet nga Qeveria e Republikës së Serbisë, nga Beogradi, dhe shpallet nga një zyrtar i lartë i Qeverisë së Serbisë.

“Kjo është shumë e pakëndshme. Është e padrejtë, sepse zyrtarët e Listës Serbe kanë komunikuar gjatë gjithë kësaj periudhe me të gjitha partitë politike, edhe me Bllokun, dhe kanë mundur ta shprehin këtë qëndrim”, tha Rashiti.

Fundamenti

Sipas tij, “shumë pjesëtarë të Listës Serbe kanë pasur qëndrim ndryshe dhe kjo më shumë i ngjan një manovre politike të Listës Serbe dhe Beogradit”.

Por, a do të mund ta formojmë Qeverinë Blloku LDK-AAK-Nisma dhe Vetëvendosje, pa Listën Serbe?

Naim Rashiti thotë për Politiko.net se numerikisht i ka numrat Blloku VLAN për ta bërë Qeverinë pa Listën Serbe, por, sipas tij, vendi është shumë larg procesit të mandatimit për formimin e Qeverisë.

“Gjithçka është e hapur, gjithçka mbetet e paqartë. Ne jemi ende në një fazë ku vështirë mund të flasim për formimin e Qeverisë. Në çdo rrethanë serbët do të jenë pjesë e Qeverisë, për arsye se këtë ia mundëson Kushtetuta. Prandaj, është mirë që të ketë një marrëveshje politike edhe me Listën, në fund të fundit para se të bëhet pjesë e Qeverisë”, tha Rashiti.

“Problemi është se roli i Listës Serbe në këtë proces është amplifikuar për shkak të problemeve në mes të dy blloqeve politike shqiptare. Dhe këto dy blloqe kanë manovruar me njëra-tjetrën, duke i dhënë hapësirë Listës Serbe”.

“Edhe një herë nëse e shohim atë se cilido bllok që e formon Qeverinë, atëherë Lista Serbe do të jetë pjesë e saj, pavarësisht numrit të votave. Ata do të kërkojnë një marrëveshje politike, ku do të plotësoheshin kërkesat e tyre”, thotë Naim Rashiti. /Politiko.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.