Rashiti: Gjatë muajit shkurt do të prezantojmë sfidat dhe prioritetet në sektorët që udhëheqë PDK

Gjilan – Gjatë muajit shkurt ne si PDK do të prezantojmë gjendjen ekzistuese të trashëguar nga ish-qeverisja e kaluar komunale, sfidat dhe prioritetet tona në sektorët që udhëheqë PDK, si dhe planifikimin e projekteve që synojmë t`i realizojmë gjatë këtij viti, por edhe për mandatin katërvjeçar në sektorët përkatës ka shkruar Riad Rashiti.
Postimi i plotë i Riad Rashitit:
Sot mbajtëm takimin e parë koordinues për të bashkëvepruar në punën tonë si pjesë e bashkëqeverisjes komunale me VV. Bashkë me të zgjedhurit e qytetarëve -këshilltarët komunal dhe të emëruarit politik në pozita udhëheqëse, nënkryetaren e komunës dhe drejtorët në drejtoritë komunale, si dhe me anëtarët e komiteteve të Kuvendit Komunal të Gjilanit.
Gjatë muajit shkurt ne si PDK do të prezantojmë gjendjen ekzistuese të trashëguar nga ish-qeverisja e kaluar komunale, sfidat dhe prioritetet tona në sektorët që udhëheqë PDK, si dhe planifikimin e projekteve që synojmë t`i realizojmë gjatë këtij viti, por edhe për mandatin katërvjeçar në sektorët përkatës.
Me respekt,
Riad Rashiti
Kryetar i degës së PDK-së në Gjilan