Rashiti: “Eco – Higjiena” duhet të respektoj marrëveshjen për investime sipas projektit të PPP

Gjilan – Edhe pse kanë kaluar 10 vite të marrëveshjes së Partneritetit Publiko Privat në mes të komunës së Gjilanit dhe investitorit Austriak, ende nuk janë realizuar investimet e planifikuara prej 1.5 milion euro, e të cilat sipas kësaj marrëveshje do të duhej të investoheshin deri në fund të vitit 2015 ka shkruar Riad Rashiti.
Ne i kuptojmë problemet që kanë qenë gjatë viteve të kaluara në mes ish qeverisjes komunale të Gjilanit dhe kësaj kompanie, por tani më nuk ka kurrfarë pengese për implementimin e planit të investimeve, vetëm duhet veprojë partneri privat në bashkëpunim dhe koordinim me ne, si institucione komunale.
Kanë mbet më pak se 5 vite tjera deri në përfundimin e kësaj marrëveshje të PPP, andaj nuk kemi kohë për të humbur. Këto investime duhet të ndodhin tani, nuk ka asnjë arsye të vetme për vonesën edhe më tutje të realizimit të planit të investimeve në këtë kompani.
Punët që na takojnë neve si komunë do t’i kryejmë dhe ne jemi plotësisht të gatshëm për bashkëpunim dhe koordinim për zbatimin e marrëveshjes së PPP, por kemi kërkuar edhe nga Kompania “Eco – Higjiena”. ta bëjë atë që i takon asaj.
Gjatë takimit me drejtorin e kësaj kompanie dhe përfaqësuesin austriak z.Senad Ramaj, ku bashkë me drejtorin e Zhvillimit Ekonomik Enver Shabani dhe asambleistin e Kuvendit Komunal Ekrem Kryeziu, diskutuam për të gjitha temat dhe e vlerësuam partneritetin, problemet dhe sfidat për këtë periudhë dhjetë vjeçare dhe angazhimet që po i bënë Kompania Rajonale për Mbeturina “EcoHigjiena”, por kërkuam që ky partneritet të avancohet tutje në mënyrë që të kemi një storie të suksesit, e jo të dështimit ka shkruar Rashiti./rajonipress/