Fundamenti

Rashiti: E turpshme: Komuna e Gjilanit po injoron figurat e lavdishme të UÇK-së – Harrohet përvjetori i heroit Abdullah Tahiri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Është e papranueshme dhe e pakuptimtë që për shkak të inateve politike, Komuna e Gjilanit dhe konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, po bëjnë selektime në përkujdesjen institucionale ndaj dëshmorëve të luftës çlirimtare thuhet në reagimin e kreut të PDK-së në Gjilan, Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Nesër shënohet përvjetori i rënies së heroit tonë kombëtar, Abdullah Tahiri – një prej figurave më të rëndësishme të luftës për liri dhe në organizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Anamoravë. Është obligim moral, qytetar e institucional që çdo përvjetor i tillë të përkujtohet denjësisht nga institucionet lokale dhe ato qendrore.

Fundamenti

Fatkeqësisht, Komuna e Gjilanit ka dështuar të realizojë agjendën vjetore të aktiviteteve për nder të heronjve tanë, duke injoruar kështu edhe këtë përvjetor të rëndësishëm.

Në mungesë të këtij organizimi, Partia Demokratike e Kosovës – Dega në Gjilan do të marrë përsipër nderimin e figurës së Abdullah Tahirit. Ftojmë qytetarët, bashkëluftëtarët dhe të gjithë ata që e çmojnë sakrificën për liri, që nesër, me datë 19 Maj në ora 11:00, të bashkohen me ne në homazhe që do të fillojnë tek Varrezat e Dëshmorëve, do të vazhdojnë tek shtatorja e Abdullah Tahirit në Gjilan, e më pas në aktivitetin përkujtimor në shkollën e fshatit Malishevë.
Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!

Lavdi heroit Abdullah Tahiri!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.