GRANDEMALL

Rashiti: Dorëheqja e kryetarit të komunës është një akt i duhur në këtë situatë të jashtëzakonshme të komunës së Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i komunës ndaj të gjithëve e ka humbur luftën, sot po i lufton gratë profesioniste që kanë dije e guxim, përmes cenimit të sigurisë dhe integritetit të tyre në pozitat udhëheqëse ka thënë Riad Rashiti.

Reagimi i plotë:

Dorëheqja e kryetarit të komunës ka qenë dhe mbetet shpëtim për Gjilanin, këtë e kemi kërkuar nga viti i kaluar për shkak gjendjes së jashtëzakonshme, që e ka sjellë ai komunën tonë, ku po mbretëron një tension i paparë brenda institucioneve komunale, deri në akte të dhunës fizike për ndërhyrje militanteske të VV-së, duke ia thyer cilindrin e zyrës saj, në drejtorinë e buxhetit ku menaxhohen 40 milion euro të qytetarëve të Gjilanit.

Drejtoresha e buxhetit znj.Herolinda Murati Leka është e fundit që është përballur me një kaos institucional, të krijuar nga veprimet e kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni dhe e cila sot është detyruar të jap dorëheqje nga pozita e saj, sepse nuk ka mundur të lejojë këtë ndërhyrje fizike të vrazhdë në vendin e saj të punës.

Fundamenti

Dy drejtoresha të Arsimit, dy të Shëndetësisë, e QKMF-së, drejtoresha e Prokurimit, menaxherja e ZKF-së, menaxherja te Urbanizmi, drejtoresha e shkollës fillore Thimi Mitko, të gjitha këto janë përballur me probleme dhe presione të jashtëzakonshme nga kryetari i Gjilanit deri në dorëheqjet e tyre nga këto pozita udhëheqëse. E vetmja që ka mbetur prej drejtoreshave në komunën e Gjilanit është ajo e inspeksionit edhe pse gjendja edhe aty ka qenë dhe është alarmuese.

Ato gra të ndershmen kanë treguar profesionalizëm, guxim dhe integritet në punën e tyre udhëheqëse dhe kjo i ka penguar këtij kryetari burracak të komunës së Gjilanit.

Dorëheqja e kryetarit të komunës është një akt i duhur në këtë situatë të jashtëzakonshme të komunës së Gjilanit. Por duke e njohur karakterin e tij dhe mungesës së moralit politik dhe institucional të tij, kjo nuk ka ndodhë, e Gjilani do të vazhdojë me këtë katrahurë deri në zgjedhjet lokale, si momenti i largimit të tij nga qeverisja komunale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.