Rashiti: Agimi ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar

Gjilan – Në Zhegrën e Agim Ramadanit, Manifestimi Tradicional Kulturor “Ditët e Agimit”. Vepra dhe heroizmi i Agim Ramadanit është i njohur përtej kufijëve tanë, për betejën e Kosharës e cila identifikohet me emrin e tij ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Agimi ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, gjë të cilën edhe e bëri bashkë me luftëtarët tjerë.
Ai ishte i pari që shkuli gurin e piramidës kufitare në Koshare, ku ky ka qenë edhe akti i parë i bashkimit të dy vendeve tona.
Pas thyerjes së këtij kufiri, në pjesën e Kosovës, tek vendi i quajtur “Zharret”, ai ra dëshmorë heroikisht për të mos vdekur kurrë.
LAVDI veprës së Agim Ramadanit dhe të gjithë heronjëve e dëshmorëve.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS