Eko Higjiena

Rashiq: Kamenica do të ndihmohet sepse është shembull i bashkëjetesës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Begzad Sinani e ka falënderuar Ministrin Nenad Rashiq për projektet e realizuara gjatë vitit 2013, dhe për vizitën e tij. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe presim mbështetje për projekte të ndryshme nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë Sinani.

Kryetari Begzad Sinani e informoi për vizitën e tij sot në Qendrën për punë sociale dhe për kushtet teknike të punës në këtë drejtori. Ai poashtu njoftoi për punët në banesat kolektive dhe përgatitjet e kushteve teknike si kyçjen e ujësjellësit, kanalizimin, rrymën dhe punët tjera, raporton rajonipress.

Ministri Rashiq rreth banesave kolektive tha se unë kam menduar se në vitin 2013 janë vendosur familjet siç e kemi pasur marrëveshjen mirëpo fatkeqësisht akoma nuk janë vendosur.

Mobi Casa

“Unë shpreh gatishmërinë politike dhe institucionale për bashkëpunimin për të vazhduar me implementimin e projekteve të ndryshme në mes të komuniteteve në nivel lokal duke pas parasysh se Kamenica është shembull i bashkëjetesës dhe ky fakt duhet të inkurajohet me të gjitha mjetet institucionale, dhe sot ftojë Kryetarin dhe bashkëpunëtorët të prezantojnë projektet në veçanti nga projektet e takimit të fundit i cili po zbatohet së bashku me Bashkimin Evropian, Banka Botërore dhe të gjitha projektet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”.

Rashiq tha se Institucionet përkatësisht Ministria e Punës do të jetë e gatshme të ndihmojë Komunën e Kamenicës në aspekte teknike institucionale dhe politike./rajonipress/