ARKATANA

Rashiq akuza të rënda ndaj Beogradit: Vuçiq po shkatërron serbët e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq në konferencën e përbashkët sot me kryeministrin Albin Kurti, ka akuzuar qeverinë serbe për shfrytëzimin e serbëve të Kosovës për interesat e tyre personale.

Rashiq ka përmendur edhe protestat në Serbi, duke shtuar se ato janë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët.

“Një qeveri dhe autoritete radikale autoktone janë njerëz të paskrupullt, që janë gënjeshtarë dhe manipulues, që duan t’i shfrytëzojnë serbët e Kosovës për interesat e tyre personale. Kjo do të thotë se ata i përdorin serbët e Kosovës si mekanizëm menaxhues, një mekanizëm që ndonjëherë është përdorur edhe si element për destruktivitet, jo për konstruktivitet. Ata nuk duan që ne të kemi një integrim të plotë apo jetë të harmonishme në Kosovë, por pikërisht të kundërtën e kësaj”, ka thënë Rashiq.

Mobi Casa

Ai ka shtuar se ajo që po ndodh në Serbi është me të vërtetë një pasqyrim i revoltës jashtëzakonisht të madhe që ndjejnë qytetarët, qofshin studentë, nxënës të shkollave të mesme apo vetë qytetarë.

“Kështu që kjo është ajo që unë do ta quaja një sekuencë natyrore rrethanash për qeverinë e Beogradit që në fund do të rezultojë që ajo qeveri, ai pushtet në krye me Vuçiqin, të ikë prej jetëve tona, sepse kanë shkaktuar dëmin më të madh dhe pikërisht po u shkaktojnë serbëve të Kosovës, në të cilët vazhdimisht thirren se kinse po i mbrojnë,” shtoi Rashiq.

Ndryshe, kryeministri Kurti theksoi se Kosova nuk do të lejojë më që zgjedhjet të manipulohen nga Beogradi dhe se institucionet e vendit do të vazhdojnë të punojnë për të garantuar zgjedhje të lira dhe demokratike për të gjithë qytetarët./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.