Rapuca: Qytetarët nuk harrojnë aq shpejtë zoti Ramadani
Nga Nazmi Rapuca – Moto e jetës sime është thënia e Fishtës, afërsisht: “ Çdo ditë e pështyjë veten në pasqyrë. Jo nga frika, por nga turpi, që nuk bëra gjë për Ty-Shqipëri”.
Mua më mundon një ditë nëse më shkon bosh, juve nuk u vije turp për 8 vitet e humbura. Të isha në vendin tuaj, vërtetë e kisha zgjedhur heshtjen.
Zoti, Ramiz, reagimin po e bëni jo për tu mbrojtur, sepse unë nuk ju kam sulmuar , por ju mua. Këtë po e bënë me shpresë, se në këtë mënyrë, pa meritueshëm, mund të zhvateni ndonjë poen politik.
Sa u përket fakteve, unë t`i numërova disa dhjetëra fakte pa ndonjë mundim dhe ta them të drejtën reagimin e kam shkruajtur për 5 minuta, sepse nuk ia vlente më shumë të humbej kohë. Ndoshta kam përmendur aq shumë shifra e fakte sa ty s’ti ka rrokë mendja fare. Të porosis; lexoje edhe një herë reagimin me kujdes…
Sa u përket viteve të kaluara, ju vërtet kishit dëshiruar për t`i harruar, por qytetarët nuk harrojnë aq shpejt. Ato 8 vite, sa keni qeverisur ju, kanë qenë të rënda për qytetarët. Mu për atë, qytetarët edhe ju dënuan me votën e tyre.
Krahasimi është i mirë për të vlerësuar dikë. Prandaj të porosis: sa herë që donë me kritikua dikë, së pari ktheje memorien mbrapa dhe do jesh më i arsyeshëm.
Ju, gjatë qeverisjes suaj, nuk keni pasur as përkushtim as vullnet dhe të mos flasim për rezultate. Ne nuk po krenohemi me buxhetin që kemi. Sepse dihen mundësitë buxhetore që i ka komuna. Megjithatë 220.000,00 € që i kemi planifikuar për subvencione dhe investime kapitale në bujqësi, për vitin 2013, nuk janë për tu nënçmuar.
Natyrisht, ne asnjëherë nuk jemi kufizuar vetëm në buxhetin e komunës, por kemi kërkuar dhe gjetur donatorë. Kështu, çdo vit, komunës i kemi sjellur projekte të ndryshme (kujto: HEIFR-in, UNDP-inë, USAID-in, MercyCorps, TIKA, DANIDA, KFOR, CARITASIN, KE etj).
Sa i përket projektit për ngritjen e një qendre për trajtimin e qenve endacak, ne i bëmë përpjekjet maksimale. Ne caktuam lokacionin, por nuk gjetëm investitor për të investuar, kurse LDK (Ju) në Asamble, ashpër, e patët kundërshtuar këtë projekt. Mirë që tani po u pëlqejka edhe juve.
Sa i përket projektit për sigurimin e ujit me shpime, ai dështoi, pasi hulumtimet, që u bënë, nga kompania konsulente, treguan se nuk kishte ujë të mjaftueshëm e jo për fajin tonë.
Sa u përket drunjve dekorativ, kjo është kryevepër e së mirës. Qysh tani po shihet efekti i tyre. Këtë nuk e shohin vetëm ata që i ka verbuar politika jo konstruktive dhe qëllim keqe. Më së miri këtë po e vlerësojnë qytetarët të cilët çdo ditë vijnë e kërkojnë që projekti të shtrihet edhe në lagjet e tyre.
Jam i bindur që LDK-istët do të fotografohen pran tyre, sikur që fotografoheshit në parkun e qytetit, për të cilin projekt patët bërë aq shumë zhurmë. Jam i lumtur që mu dha rasti për të realizuar një projekt kaq të mirë e të dobishëm për qytetin tonë.
Unë, asnjëherë nuk kam thënë se ne po arrijmë të plotësojmë të gjitha kërkesat dhe nevojat e fermerëve. Por unë e them me përgjegjësi të plotë se, ne jemi shumë të përkushtuar për të bërë gjithçka që është në dorën tonë për të mirën e tyre dhe këtë e bëjmë me shumë vullnet.
Do të isha i lumtur sikur fermerët dhe qytetarët të na jepnin vlerësimin e merituar. Unë i dua dhe i respektoj shumë ata. Unë bashkëjetoj me hallet e tyre. Unë e di saktë çka u mungon atyre dhe si duhet ndihmuar ata. Unë atë po e bëjë çdo ditë me kolegët e mi. Më vije shumë keq që nuk kam më shumë fuqi.
(Autori është drejtor i bujqësisë dhe pylltarisë në Gjilan)


