RCCOLA

Raporti për viza do të jetë pozitiv

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, po pret lajme të mira për vizat në shtator të këtij viti. Kreu i MPB-së, para pak kohësh ka qenë në Bruksel bashkë me ministren e integrimeve Vlora Çitaku për këtë punë. Atje, ata kanë bërë raportimin e parë mbi përmbushjen e detyrave që kanë dalë nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave. Në një intervistë për gazetën Tribuna, Rexhepi ka thënë se shumë punë janë kryer dhe se pret lajme të mira kur KE-ja ta bëjë raportin vlerësues.

Sipas tij, është e vërtetë se ka rritje të numrit ë azilkërkuesve në disa shtete anëtare të vendeve të Schengenit, krahasuar me periudhën e njëjtë kohore të vitit të kaluar, porse, siç ka thënë ai, Policia e Kosovës po bën punë të mirë në shkatërrimin e rrjeteve të trafikantëve me njerëz.

Fundamenti

Ai ka deklaruar se marrëveshjet e ripranimit të arritura me shumë shtete kanë pasur efekt pozitiv dhe se ata që ia mësyjnë të kërkojnë azil në këto shtete – do të kthehen. Shpenzimet për kthimin e këtyre azilkërkuesve, sipas ministrit Rexhepi, i mbulon shteti që i kthen, derisa Kosova ka buxhet të veçantë për ripranimin e tyre. Numri i azilkërkuesve është rritur në Hungari, Austri e Zvicër.(Tribuna)