UBT

Raportet e Kosovës me ShBA-të, Osmani: Një aleancë e pathyeshme që do të forcohet me vizionin e presidentit Trump

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rolin e pazëvendësueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë dhe ndërtimit të një demokracie të qëndrueshme.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka shprehur krenarinë e Kosovës si “vendi më pro-amerikan në botë”, duke nënvizuar partneritetin e ngushtë me SHBA-në dhe gatishmërinë për ta forcuar këtë aleancë nën vizionin e Presidentit Donald Trump për “paqen përmes forcës”.

Në postimin e saj, Osmani ka reflektuar mbi historinë e dhimbshme të Kosovës, duke përmendur mbijetesën nga gjenocidi dhe sfidat e mëdha për të ndërtuar një shoqëri të lirë dhe paqedashëse.

“Kosova qëndron si dëshmi se drejtësia, kur mbrohet, mund të triumfojë, se NATO-ja kur udhëhiqet nga vlerat, mund të shpëtojë jetë dhe se liria, kur fitohet, bëhet forca më e madhe e një kombi,” ka shkruar ajo.

Osmani ka falënderuar SHBA-në dhe aleatët e tjerë që qëndruan pranë Kosovës gjatë kohërave të vështira dhe vazhdojnë ta mbështesin sot.

Eco Higjiena

“Si kombi më pro-amerikan në botë, jemi krenarë që qëndrojmë krah për krah me popullin amerikan, në çdo situatë. Është një aleancë që nuk ka të krahasuar”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka përmendur gjithashtu një intervistë ekskluzive me gazetarin Mario Nawfal, ku ka folur gjerësisht për historinë e Kosovës, luftën për pavarësi dhe vizionin për një të ardhme të begatë.

“Kosova do të qëndrojë: e palëkundur, e pathyer, e përjetshme! Dhe ashtu do të jetë aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,” ka shtuar presidentja.

Ky mesazh vjen në një kohë kur Kosova vazhdon të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare, duke u mbështetur në partneritetin strategjik me SHBA-në dhe duke punuar për integrimin në strukturat euroatlantike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.