ARKATANA

Raperja nga Kosova, konkurrente e fortë në DSDS

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Në edicionin e pestë “Deutschland sucht den Superstar”, (Gjermania kërkon një superyll), që po transmetohet çdo të shtunë në televizionin gjerman RTL, Anita Latifi ka bindur jurinë me një këngë rap, duke marrë vizën “recall” për garën e mëtutjeshme muzikore.

17-vjeçarja ka befasuar jurinë e këtij shou që e udhëheq Dieter Bohlen, i njohur nga bendi Modern Talking. Bohlen është anëtari kryesor i jurisë në këtë spektakël dhe i vetmi anëtar i përhershëm i DSDS-së.

ARKATANA

Me “Super Bass” nga Nicki Minaj, Anita Latifi ka impresionuar anëtarin tjetër të jurisë Prince Kay One. Anita, madje me krenari deklarohet të jetë shqiptare nga Kosova, duke bërë shqiponjën me duar para jurisë të një emisioni mjaft të shikuar në Gjermani.

Në këtë garë Anita dëshiron të realizojë ëndrrën e saj për t’u bërë super yll i muzikës. Deri tani thotë të mos ketë vërejtur ndonjë konkurrencë të madhe, për këtë arsye nuk kishte bërë ndonjë parapërgatitje talentja nga Kosova./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.