Ramush Haradinaj në shtëpinë e të vrarit, bën thirrje për qetësi

Lideri i AAK’së Ramush Haradinaj ka mbërritur në shtëpinë e të vrarit Bekim Birinxhiku në Qubrrel, ku u ka shprehur ngushëllime familjarëve të tij , njofton gazetari i Express.
Haradinaj u ka thënë familjarëve të Bekim Birinxhikut “që të mos nguten dhe të mos bëjnë asnjë veprim por t’a presin drejtësinë”
Gazeta Express së shpejti e sjell të plotë rrëfimin e familjarave për rastin tragjik në Skënderaj.
Policia: Vrasja e kandidatit të AAK’së nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor, ka motive kriminale
Policia e Kosovës sapo ka lëshuar një komunikatë për media ku ndër të tjera thuhet se vrasja e Kandidatit të AAK’së nuk ka të bëjë me procesin zgjedhor. Më poshtë po e publikojmë të plotë njoftimine Policisë së Kosovës
Sot me 2 nëntor 2013 rreth orës 16:00, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion së në qytetin e Skenderajt, në vendin te xhamia ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri dhe si pasjoj e këtij incidenit një person ka mbetur i plagosur.
Bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar V. G. pjestar i Policisë së Kosovës jashtë detyrës zyrtare, pas një mosmarrëveshje ka shti me armë nzjarri në drejtim të viktimës B. B, i cili nga plaga e marrë rreth orës 16 30 ka ndrruar jetë në emergjencen e Spitalit të Skenderajt.
Dyshohet se deri te ky incident tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje që ka ndodhur në mes të dy personave, ku si pasojë e saj ka ardhë edhe deri te vrasja me arme zjarri.
Njësitet relevante policore menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetime intensive lidhur me rastin, ndërsa personi i dyshuar është vetëdorzuar në polici, ku policia të njëjtit i ka konfiskuar armën dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore dhe administrative për suspendimin e tij.
Ky rastë është një rast kriminale dhe i izoluar dhe nga informacionet e deritanishme në asnjë rrethanë nuk ndërlidhet me procesin zgjedhor që mbahet me 3 nëntor 2013.
Lidhur me këtë rast janë inkuadruar të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës për të zhvilluar hetimet e mëtutjeshme.
Kandidatin e AAK’së në Skënderaj e vranë për borxh
Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Bekim Birinxhiku, është vrarë për shkak të borxhit. Vrasësi është polic nga fshati Makërrmal dhe i ka pasur borxh viktimës.
Policia ka konfirmuar për Express se dorasi, është pjesëtar i Policisë së Kosovës,dhe tashmë është vetdorëzuar ne Stacionin e Policisë në Skënderaj.
Ai ka punuar si polic në Stacionin numër 4 në Prishtinë.
Vritet Bekim Birinxhiku, kandidat i AAK’së në Skënderaj
Zyrtari i AAK’së në Skënderaj Qazim Xani ka konfirmuar për Express se është vrarë me armë zjarri kandidati i këtij subjekti për Asamble Komunale Bekim Birinxhiku (1975) nga fshati Qubrrel i kësaj komune.
Por, sipas Xanit nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje tragjike.
Express merr vesh se Birinxhiku është marrë me zdrukthëtari, ndërsa gjatë luftës ka qenë ushtar i UÇK’së në Zonën Operative të Dukagjinit.
Reagimet për vrasjen e Bekim Birinxhikut lexoni më poshtë
Aleanca për Ardhmërine e Kosovës ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se vrasja është kryer në rrethana te paqarta. Lexojeni të plotë komunikatën më poshtë.
Vritet Bekim Birinxhiku, anëtar i listës së AAK-së për AK në Skënderaj, kryetari Harardinaj ngushëllon familjen Birinxhiku
Shtabi Qendror Zgjedhor i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është informuar se në rrethana të pasqaruara është vrarë sot në Skënderaj anëtari i AAK-së, njëri nga udhëheqësit e degës së partisë dhe kandidati i listës së AAK-së në garën për Asamblenë Komunale të Skënderajt në zgjedhjet lokale të 3 Nëntorit, Bekim Birinxhiku.
AAK, duke u rezervuar nga kualifikimi i këtij rasti të rëndë dhe kriminal mbi jetën e Bekim Birinxhikut, fton organet e rendit dhe të drejtësisë që sa më parë ta zbardhin rastin. Edhe pse nuk dihen motivet, fakti që vrasja është kryer një ditë para zgjedhjeve lokale në Kosovë, duhet t’i shtyjë organet e rendit dhe prokurorinë që ta zbardhin sa më parë këtë krim.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ndan thellësisht dhimbjen me familjen Birinxhiku dhe ua përcjellë ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve, miqve të Bekimit dhe të familjes Birinxhiku, veprimtarëve, anëtarëve dhe simpatizantëve të AAK-së në Skënderaj dhe në mbarë vendin.
Kryetari Haradinaj e kujton Bekim Birinxhikun, si një anëtar dhe veprimtar të devotshëm të strukturave të AAK-së në Skënderaj, që prej themelimit të partisë. Ai është shquar për punë të ndershme dhe si njeri që në të gjitha fazat ka kontribuar me gjithë qenien e tij në të mirë të vendit, proceseve dhe të gjitha strukturave në të cilat ka qene i angazhuar.
Në vitet e luftës për lirinë e Kosovës Bekim Birinxhiku ka qenë epror i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe një prej luftëtarëve më të dalluar në Zonën Operative të Dukagjinit. Pas vitit 1999 njihet me kontributin e tij në ngritjen e strukturave TMK-së, pas transformimit të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës.
Kujtimi për jetën dhe veprën e Bekim Birinxhikut do të jetë gjithmonë i pastër, ashtu sic ishte edhe vetë kontributi i tij, në luftën për lirinë e Kosovës, dhe pas saj, thuhet në telegramin ngushëllues të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Veteranët e Luftës e dënojnë vrasjen e Birinxhikut
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dënon ashpër vrasjen e veteranit të luftës Bekim Birinxhiku. Ky lajm i kobshëm ka tronditur të gjithë bashkluftëtarët, me faktin që Bekimi ka qenë luftëtar i dalluar, që 2 herë iu shpëtoi dhe plagëve të luftës.
Apelojmë që organet e rendit, të zbardhin sa më shpejtë motivet e këtij akti kaq të ulët kriminal. Për shkak të ndjeshmërisë kohore, ne lusim të gjithë që të mos manipulojnë me këtë dhembje kaq të madhe dhe të presin prononcimin zyrtar të organeve.
Duke ngushëlluar familjarët dhe bashkëluftëtarët, ne kërkojmë që kryerësit e kësaj vepre të shëmtuar, të marin dënimin meritor nga drejtësia.
Dega e PDK’së Skënderaj: Të zbardhet vrasja
Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj dënon aktin e vrasjes së Bekim Birinxhikut, ish pjestar i UCK-së dhe kandidat i AAK-së për Asamblenë komunale të Skenderajt.
Shprehim ngushllimet tona më të thella familjes Birinxhiku, për këtë humbje të madhe dhe tragjike.
Besojmë se organet e rendit sa më parë do të zbardhin këtë rast tragjik dhe të shëmtuar që ka ndodhur një ditë para zgjedhjeve lokale.
Kryeministri Thaçi ngushëllon familjen Birinxhiku
Me rastin e vrasjes së kandidatit për asamble komunale të Skenderajt, Bekim Birinxhiku, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon familjen Birinxhiku
E nderuara familje Birinxhiku,
Me dhembje dhe pikëllim morëm lajmin për vrasjen e Bekimit, kandidat për asamble komunale të Skenderajt, në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013.
Pavarësisht shkaqeve dhe rrethanave, ky krim meriton që të denohet, që ka shuar një jetë njeriu në kulmin e energjive njerëzore.
Institucionet dhe organet përkatëse duhet që sa më parë të sqarojnë motivet dhe rrethanat e kësaj vrasjeje, e cila ka prekur dhe lënduar ndjenjat e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,