ARKATANA

Çitaku: Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kurtit është reduktuar në akuza dhe sharje

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj kryeministri Albin Kurti, i cili dje nga Nju Jorku ka sulmuar mediat.

Ajo ka vlerësuar se një qasje e tillë është jo etike, jo patriotike dhe e papërgjegjshme.

Uji Dea

Në profilin e saj në “Facebook”, Çitaku ka shkruar se në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e kryeministrit është reduktuar në akuza dhe sharje për këdo që nuk mendon si ai.

“Në vend që të angazhohet për t’i sjellur Kosovës ndonjë njohje apo investim, Kryeministri paska shkuar në Neë York për të marrë pjesë në një takim të Internacionales Socialiste, dhe aty paska zgjedhur që të sulmojë mediat dhe “regjimin e vjetër”. Kryeministër, Një qasje e tillë është jo etike, jo patriotike, e papërgjegjëshme dhe neveritëse. Në mungesë të sukseseve në qeverisje, gjuha e Kryeministrit është reduktuar në akuza, sharje e shpifje për këdo që nuk mendon si ai. Polarizimi, popullizmi dhe armiqësimi janë mjetet e vetëme të punës që e njeh kjo kastë qeverisëse”, ka shkruar Çitaku.