FIDANISHTJA

Ramush Haradinaj: Do t’i bashkohemi protestave gjithëpopullore

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lideri i AAK’së ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i mbështet protestat gjithëpopullore dhe do tu bashkohet atyre. “Në këto rrethana qytetarët më shumë se kurrë kanë arsye për të protestuar kundër ngulfatjes së lirisë dhe perspektivës së tyre për një jetë më të mire. Për këto arsye Aleanca i mbështet dhe do t’iu bashkohet protestave gjithpopullore” ka shkruar ai.

Më poshtë mund të lexoni postimin e Haradinajt

Të nderuar qytetarë të Kosovës,

Aleanca e sheh me shqetësim të thellë gjendjen e përgjithshme në Kosovë. Tanimë është evidente se pushteti i instaluar nuk e ka për qëllim rritjen e mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit, por akomodimin e aparatqikëve partiak dhe zaptimin e mëtutjeshëm të shtetit. Ky pushtet iu ka premtuar qytetarëve rritje të pagave prej 25 deri në 43 për qind vetëm sa për t’i marrur votat e tyre, ndërsa vetëm dy ditë pas instalimit në pushtet e karritur numrin e ministrive dhe të të emëruarve politik. Kjo qeveri nuk gjen mjete për rritje të pagave, por pa problem gjen mjete për rritjen e shpenzimeve qeveritare.

Ky pushtet i fyen qytetarët e vet pa pikë respekti dhe në vend se të merret me ndryshimin e disponimit të qytetarëve dhe zgjidhjen e problemeve të tyre provon në mënyrë të padinjitetshme ta relativizojë secilin problem.

Ky pushtet ende pa e nisur punën e ka filluar ndarjen partiake të pozitave nëpër borde të institucioneve të pavarura, prapë për akomodime partiake e jo në interes të qytetarëve. Të dy partitë në pushtet po bëjnë plane për zaptimin e plotë të shtetit e jo për lirimin e tij.

Ky pushtet po e zapton mëtutje mediumin publik dhe po iu bën presion mediave tjera. Ky pushtet menjëherë pas instalimit ka filluar t’i shantazhojë dhe t’i kërcënojë edhe bizneset private.

Mobi Casa

Se këtij pushteti nuk i intereson fare zgjidhja e problemeve tregon edhe sjellja e tyre me Trepçën. Duke provuar ta shpëtojnë vehten nga problemet që po i krijojnë, këta i fyen edhe më tepër si minatorët, ashtu edhe gjithë qytetarët e Kosovës duke i ndryshuar vendimet e veta brenda natës dhe duke e turpëruar shtetin duke u nënshtruar.

Këtij pushteti nuk i intereson fare fakti i hidhur se qytetarët tanë po ikin nga vendi, sepse e kanë humbur shpresën për jetë më të mire. Në vend se të fillojnë të gjejnë zgjidhje për hallet e qytetarëve, ky pushtet, prapë, provon ta relativizojë problemin duke u sjellur kinse asgjë serioze nuk po ndodh.

Ky pushtet e ka nisur punën me mashtrim dhe me mashtrim po vazhdon.

Aleanca beson se në demokraci qytetarët kanë të drejtë të protestojnë kur pushteti fillon t’i cenojë interesat e tyre. Shteti është i qytetarëve e jo i pushtetit. Në këto rrethana qytetarët më shumë se kurrë kanë arsye për të protestuar kundër ngulfatjes së lirisë dhe perspektivës së tyre për një jetë më të mire.

Për këto arsye Aleanca i mbështet dhe do t’iu bashkohet protestave gjithpopullore.

RH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.