UBT

Pacolli për debatin rreth konvertimeve: Patetike të thuash se Perëndimi s’na pranon si myslimanë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Behgjet Pacollit, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar debatin në studio televizive rreth konvertimeve fetare.

Sipas Pacollit, këto debate i kanë kaluar çdo kufi të mirësjelljes.

Tutje, ai ka vlerësuar se është patetike të thuash se Perëndimi nuk i pranon qytetarët shqiptarë si myslimanë.

Fundamenti

“Është patetike dhe e padrejtë të thuhet se dikush konvertohet sepse Perëndimi nuk po na pranon si muslimanë!!!

Si mysliman praktikues (familja ime mirëmban për 30 vite Xhaminë në Lugano), dhe asnjëherë as mua dhe as familjes time të gjerë nuk na ka penguar feja jonë në integrimin dhe bashkëjetesën me popullatat me besime të ndryshme” – ka shkruar Pacolli, ndër të tjera.

Jam tejet i shqetësuar nga niveli që ka arritur debati për fenë. Pa dashur të minimizoj të drejtën e çdokujt për shprehjen dhe mendimin e vet, ajo që po diskutohet kohët e fundit në studiot televizive lidhur me fenë dhe konvertimet ka kaluar çdo kufi të mirësjelljes kultures dhe respektit ndaj të tjerëve.
Feja është e lirë dhe e garantuar me Kushtetutë, dhe konvertimi është e drejtë e çdo individi. Por askush nuk ka të drejtë të ofendojë fenë te ciles i ka shërbyar deri dje, se ajo mbetet edhe më tutje feja e të tjerëve.
Është patetike dhe e padrejtë të thuhet se dikush konvertohet sepse Perëndimi nuk po na pranon si muslimanë!!!
Si mysliman praktikues (familja ime mirëmban për 30 vite Xhaminë në Lugano), dhe asnjëherë as mua dhe as familjes time të gjerë nuk na ka penguar feja jonë në integrimin dhe bashkëjetesën me popullatat me besime të ndryshme.
Ju lutem, ndaloni këto debate përçarëse që janë bërë të neveritshme.
Le ta duan secili fenë e vet dhe mënyrën që ka zgjedhur për të bashkëjetuar me te por mos te ofendon fenë e të tjerëve!!!