Fundamenti

Ramiz Azizi pret në takim avokatët e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi ka pritur sot në një takim Kryetarin e Odës së Avokatëve të Regjionit të Gjilanit, Shemsedin Piraj, së bashku me një grup të avokatëve.

Kryetari Azizi, fillimisht ka njoftuar avokatët për punën në Gjykatë, sfidat dhe problemet ballafaqohet, me theks të veçantë ka përmendur mungesën e gjyqtarëve, si në Gjykatën Themelore të Gjilanit ashtu edhe në Degën e Gjykatës Themelore në Kamenicë dhe Novobërdë.

Ditë më parë është publikuar një anketë nga Democracy Plus, ku ka pyetur avokatët rreth korrupsionit dhe në bazë të saj ka dal që 13 %, të avokatëve iu është kërkuar ryshfet.

Kryetari Azizi, ka kërkuar nga avokatët që për çdo rast të tillë të ryshfetit të lajmërojnë organet e ndjekjes, në mënyrë që kjo dukuri të eliminohet.

FITORJA

Edhe Kryetari i Odës, Shemsedin Piraj ka kërkuar nga kolegët e tij që të lajmërojnë rastet e tilla në organet që janë kompetente, dhe jo rastet e tilla të i deklarojnë vetëm nëpër anketa që organizohen.

Të dy kryetarët janë pajtuar që ka disa probleme të vogla si në Gjykatë ashtu edhe në Odë, mirëpo dakordim i të dyve ka qenë që këto probleme do të eliminohen në të ardhmen.

Gjithashtu është caktuar që takimet e tilla të mbahen çdo tre muaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.