“EL BAU”, Kompania që kujdeset për punëtorët e saj si të ishin pjesë e familjes, 43 punëtor me pushime në Antalya
Gjilan – Janë raste të rralla që kompanitë kosovare të dërgojnë për pushime komplet punëtorët e saj, por kjo nuk vlen për kompaninë “EL BAU” nga Gjilani e cila pothuajse çdo vit në fund të gushtit i dërgon për pushime 43 punëtorët e saj edhe atë në Antalya të Turqisë.
Fatlum Pireva njwri nga menaxherët e kompanisë thotë për rajonipress se është bërë traditë tashmë e kësaj kompanie që punëtorët të dërgohen për pushime në Antalya.
“Unë i konsiderojë si pjesëtar të familjes sepse tërë kohën jemi bashkë, punojmë bashkë dhe ushqehemi bashkë. Atëherë pse edhe pushimin mos ta kalojmë bashkë” tha ai.
Ndryshe vet kompania ka bërë një njoftim për shkuarjen e 43 punëtorëve të saj në Antalya.
Kompania EL BAU shpk në Gjilan, në përmbyllje të sezonit veror 2024, organizoi një pushim në Antaly, i shtati me radhë për punëtorët e saj.
Çdo moment meriton të ruhet në kujtesë, pasi koha kalon pa u ndjerë. Vetëm një kompani serioze, e udhëhequr nga një staf punëtorësh të palodhshëm, e kurorëzon punën e saj me një pushim në një ambient të rehatshëm, me ushqim e pije pa kufi, muzikë dhe shumë momente argëtimi.
Megjithatë, ndjehej mungesa e atyre që për arsye objektive nuk mundën të ishin pjesë e këtij pushimi. Më shumë se kurrë, mungesa e punëtorit, shokut tonë Liman Vllasi i cili këtë vit shkoi në amshim. ishte e dukshme. Ai ndjehej fizikisht te secili prej nesh, ndërsa në mendjet dhe zemrat tona do të jetë gjithmonë i pranishëm.
Falënderojmë punëtorët për sjelljen e dinjitetshme gjatë kësaj jave të këndshme pushimi dhe për atmosferën festive në shoqërinë e pushuesve nga e gjithë bota./rajonipress/