FITORJA

Ramaj: Nuk është një zgjidhje ideale por, të paktën një plan emergjent për periudhën pranverë – verë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas 18 muajsh, Komuna e Gjilanit ka nënshkruar një kontratë të përkohshme të shërbimit publik me “Eco-Higjiena”. Kjo kontratë zgjat më së shumti 5 muaj. “Të paktën kjo kontratë mundëson që 20 punëtorë të rikthehen në punë për 5 muaj, ndërsa në anën tjetër, kontrata përfshin më pak parqe dhe hapësira të gjelbra për mirëmbajtje në Gjilan, që nënkupton pastrimin e trotuareve dhe larjen e disa rrugëve 1 herë në javë, dhe mirëmbajtjen e varrezave“ është shprehur Senad Ramaj.

Ramaj tutje ka dhënë edhe disa sqarime. “Nëse parku në lagjen tuaj dhe shtrati i lumit nuk është përfshirë në mirëmbajtje, apo monumentet nuk janë mirëmbajtur në fshatin tuaj atëherë, kjo nuk është një dështim i kompanisë sonë apo të punësuarve tanë “thotë drejtori ekzekutiv Senad Ramaj, por shërbimet e tilla nuk kërkohen nga komuna.

Eco Higjiena

“Në muajt e ardhshëm do të rihapet sërish një tender në të cilin shpresojmë se do të gjendet një zgjidhje afat-gjate, ku do të përfshihen të gjitha punët e domosdoshme. Nëse ju në ndërkohë keni ankesa në lidhje me gjendjen në lagjen tuaj atëherë, ju lutem i drejtoheni Drejtorit të Shërbimeve Publike, meqenëse Eco-Higjiena nuk mund të bëjë më shumë jashtë kornizës së arritur me marrëveshje, pa një urdhër-kërkesë me shkrim nga ana e komunës”ka shtuar Ramaj. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.