FIDANISHTJA

Ramadani zbulon “zbythjen” e Qeverisë: E çuan FSK-në në veri pa lejen e KFOR-it, pastaj kërkuan falje me letër

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

KFOR-i sot konfirmoi se Qeveria e Kosovës ka dërguar “rizotim me shkrim, kohëve të fundit” që Forca e Sigurisë së Kosovës nuk vendoset në veri të vendit pa autorizimin paraprak të Misionit Paqembajtës të NATO-s në vend, KFOR-it – përkatësisht nga komandanti i forcës.

Kështu u tha në një përgjigje të këtij misioni për Nacionalen.

“Ne e mirëpresim respektimin e vazhdueshëm të Kosovës dhe rizotimin me shkrim të kohëve të fundit, që pasqyron dialogun e rregullt të KFOR-it me përfaqësues të organizatave të sigurisë në Kosovës, përfshirë edhe zotin Maqedonci. Komunikimi transparent dhe koordinimi me kohë është çelës për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe stabilitetin rajonal”.

Analisti Burim Ramadani ka thënë se e vërteta për këtë letër është edhe më e dhimbshme

Sipas tij, rizotimi i Qeverisë ka ndodhur pas një rasti kur sipas tij, Qeveria ka dërguar pjesëtarë të FSK-së në veri, pa njoftim për KFOR-in.

Mobi Casa

Ai tutje thotë se rizotimi është bërë me kërkesë të NATO-s dhe ne letër Qeveria kërkon falje për veprimin e bërë.

“Rikonfirmimi, rizotimi i kësaj Qeverie ka ndodhë me kërkesë të NATO-s, pra NATO i ka thënë Qeverisë rizotohna edhe njëherë, se në fakt brenda letrës ka edhe kërkim-falje prej Qeverisë së Kosovës sepse ka pasur një rast ceremonial, në të cilën ministria e ka dërgu një ekip të pjesëtarëve të FSK-së pa njoftim për KFOR-in. Pastaj ka pasë edhe kërkim-falje edhe rizotim për letrën e 2013”.“Pas këtij rasti është bë rizotimi me kërkesë të NATO-s sepse ka pasë në disa momente thyerje tepër të çuditshme me NATO-n. Rizotimi është që prapë mbetet në koordinim me lejen e komandantit të KFOR-it”, ka thënë Ramadani në T7.

Ai tutje thotë se qytetarët duhet ta dinë se komandanti i KFOR-it e ka të njëjtin autoritet si në veri, ashtu edhe në zonat tjera.

Ish-kryeinspektori i AKI-së shton se policia para çdo operacioni në veri e njofton KFOR-in.

“Komandanti i KFOR-it është komandanti i krejt zonës në Kosovë dhe për KFOR-in është një zonë. Komandanti i KFOR-it ligjërisht e ka të njëjtin autoritet si në veri apo jug. Edhe policia kur ka operacione në zonat e komuniteteve e ka për obligim me njoftu KFOR-in dhe e bën këtë, 24 apo 48 orë përpara. Kjo për mu ka qenë një qasje shumë abuzuese me sektorë të sigurisë”, ka deklaruar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.