FIDANISHTJA

Ramadani: Në vitin 2019 i kemi mbështetur 2339 fermerë të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në komunën e Gjilanit gjatë vitit 2019 janë mbështetur me subvencione 2339 fermerë, ose 83 për qind nga të gjitha kërkesat e tyre.

“Gjatë këtij viti, kemi pranuar 2805 kërkesa për mbështetje dhe aplikacione për subvencione, prej të cilave pozitivisht iu kemi përgjigjur 2339 prej tyre ose 83 përqind, ndërsa janë refuzuar 466 kërkesa. Jemi të lumtur kur të arrijmë që të gjitha kërkesave t’iu përgjigjemi pozitivisht”, ka deklaruar drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, në konferencën për media të së mërkurës.

Sipas tij, mbështetja ka shkuar në subvencionimin e mbjelljeve pranverore dhe vjeshtore, si masë e përhershme, në mekanizim bujqësor, serra për perimtarët, shtëpiza për bletarët, makina mjelëse për blegtorët, sikurse edhe ngritja e 15 hektarëve me kulturë të arrës.

Mobi Casa

Sipas Ramadanit, 2019-ta ishte vit i bereqetshëm edhe sa i përket mbështetjes së donatorëve,
kryesisht të huaj.

“Faleminderit shumë Komisionit Europian, IADK, shkollës së mesme të agro-biznesit “Arbëria”, OZHR Mëshqerra” etj., për mbështetjen e jashtëzakonshme për realizimin e projekteve tona. Me këtë mbështetje, u është lehtësuar jashtëzakonisht shumë puna e fermerëve të Gjilanit. Po ashtu, faleminderit kryetarit Haziri për mbështetjen e madhe, duke e ruajtur bujqësinë si prioritetin e pare të qeverisjes”, ka deklaruar Ramadani.

Për vitin 2020, sipas Ramadanit, mbështetja do të vazhdojë duke filluar me kontingjentin e dytë të lopëve qumështore, që do të realizohet në janar, sikurse edhe programe të tjera të rëndësishme për bujqit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.