Eko Higjiena

Ramadani: Drejtoria e bujqësisë më shumë i ngjanë një shoqate humanitare

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ramiz Ramadani kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe Agrokulturë në LDK tha se për Qeverinë komunale bujqësia asnjëherë nuk ishte prioritet. Me këtë politikë bujqësore, kjo drejtori më shumë i ngjanë një shoqate humanitare se sa një institucioni zhvillimor.

Ramiz Ramadani në një konferencë për medie ka kritikuar qeverinë komunale dhe drejtorinë e bujqësisë se nuk po kujdeset si duhet për këtë sektor. Ramadani së bashku me Abdyl Aliun sekretar në këtë komision thanë se fermerët nuk po stimulohen sa duhet. “Për Qeverinë komunale bujqësia asnjëherë nuk ishte prioritet. Me këtë politikë bujqësore, kjo drejtori më shumë i ngjanë një shoqate humanitare se sa një institucioni zhvillimor. Viti që e lamë ishte një vit i pa bereqet dhe shumë i varfër për bujqit e komunës së Gjilanit” tha Ramadani.

Sipas Ramadanit projektet e planifikuara, disa u realizuan pjesërisht e disa dështuan krejtësisht.”Për subvencionimin e mbjelljeve pranverore ishin të planifikuara 40.000 €, ndërsa vlera e subvencionimit e realizuar 31.000 €. Projekti për makina mjelëse, të planifikuara 15.000 €, vlera e realizuar e projektit 10.050 €. Projekti i serrave, të planifikuara 20.000 €, vlera e realizuar e projektit 16.972 €. Projekti për ngritje të pemishteve të reja, të planifikuara 15.000 €, në mungesë të mjeteve ky projekt ka dështuar. Gjithashtu, për mungesë të mjeteve kjo drejtori nuk arriti të subvencionoj mbjelljet vjeshtore, anipse me buxhetin e vitit që e lamë, ishin planifikuar 50.000 € për këtë aktivitet” ka sqaruar Ramadani.

Ramadani tha se edhe pse janë realizuar disa projekte investive në sektorin e bujqësisë gjatë vitit 2012 ato megjithatë nuk sigurojnë zhvillim. Sipas tij projektet si reduktimi i qenve endacak , furnizimi i bletarëve me shtëpiza për bletë , makina mjelëse, projekti për serra, projekti për dhi qumështore, grane për zhvillim rural janë projekte që më shumë paraqesin pengesë sesa zhvillim tha Ramadani.

As komisioni për bujqësi e zhvillim ekonomik i LDK-së nuk ka mundur ti ikë projektit për drunjtë dekorativ. Ramadani tha se ky projekt është shndërruar në një projekt pengues i cili po i gëlltit ato pak mjete për zhvillim të bujqësisë.
“Konstatojmë mungesë alarmante të investimeve në këtë sektor dhe në vend të mobilizimit për ta ndryshuar këtë gjendje, kjo drejtori përpiqet të kamufloj dhe manipuloj opinionin duke prezantuar participimin e fermerëve dhe me investimet e ndodhura nga MBPZHR” tha ai.

Hidromorava

Sipas tij edhe ky vit nuk duket më premtues. “Subvencionet e paralajmëruara për foli plastike, shtëpiza për bletë dhe farë misri, kushtëzohen në mënyrë të pa drejtë dhe të pa ligjshme me pagesën e tatimit në pronë. Përjashtimi nga subvencioni i atyre që marrin ndihma sociale, përpos që është jo njerëzor është edhe jo ligjor. Kërkojmë që kjo kategori jo të përjashtohet por të trajtohet me prioritet” tha ai.

Ramadani ka kërkuar që me foli plastike të mbështetën kryesisht fermerët që vet e kanë ndërtuar serrën dhe tash ju nevojitet folia plastike. “Pasi që këto projekte janë shumë të vogla edhe numri i përfituesve është shumë i kufizuar, kërkojmë që trajtimi i fermerëve të jetë korrekt dhe të evitohet dukuria ku përfitues të jenë kryesisht të njëjtit fermerë”.

Ramadani në emër të komisionit ka dhënë edhe rekomandimet. “LDK, kërkon që të rishikohet dhe korrigjohet plani i projekteve për vitin 2013 dhe të parashihen projekte që kanë karakter zhvillimor. Kjo drejtori me krejt atë staf të angazhuar, duhet të filloj me projekte serioze e që kanë efekt në gjithë regjionin e anamoravës. Është e pamundur të pretendohet një prodhimtari intensive pa ujitje, prandaj prodhimtari konkurruese do të sigurohet vetëm duke e zgjidhur problemin e ujitjes, qoftë përmes ndonjë projekti regjional ku përfshihet e tërë Anamorava ose me zgjidhje parciale përmes shpimeve”.

Ngritja e një strehimoreje regjionale për trajtimin e qenve pa përkujdesje do të mundësonte një trajtim human dhe ligjor të këtyre shtazëve mendon Ramadani.

Imediate e shohim përmirësimin e infrastrukturës rrugore të arave, infrastrukturë kjo që është në gjendje të mjerueshme, ngase nuk është trajtuar asnjëherë. Shtrimi i këtyre rrugëve me zhavorr do të kishte një efekt pozitiv shumë dimensional ka thënë Ramadani./rajonipress/

Mund të ju interesoj: