Fundamenti

Ramadan Sadriu profesor frymëzues dhe lider natyral që la gjurmë e vlera

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Betim A. Osmani – Profesor Ramadan Sadriu (Dani) u lind në fshatin Sllubicë të Gjilanit, me 2 qershor 1954, nga një familje arsimdashëse. Zotri Ramadani kreu shkollën fillore në vendlindje, shkollën e mesme në Gjilan, dhe u diplomua më pas nga Universiteti i Prishtinës në Sociologji dhe Filozofi. Punoi si profesor i Sociologjisë dhe Filozofisë në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit ku dhe kontribuoi deri në vdekje. Ai bëri shumë për të siguruar edukim kualitativë pranë Gjimnazit ku ligjëronte lëndën e Sociologjisë dhe Filozofisë.

Ishte profesor i shkëlqyer, një frymëzues, një administrator i ndërgjegjshëm dhe lider natyral ku la gjurmë dhe vlera të mëdha për brezat e ardhshëm. Sikurse gjatë bisedave të lira, ashtu edhe në ligjërime ishte modest dhe gjithnjë pranë nxënësve të tij.

Ai ishte një profesor i përkushtuar i Sociologjisë dhe Filozofisë. Me 6 korrik 2009 Gjilani dhe Kosova humbi një njeri të madh, që gjithë jetën ia kushtoi arsimit me urtësi të madhe dhe mjeshtri profesionale.

ARKATANA

Si nxënës i Profesor Ramadan Sadriut gjatë vijimit të mësimeve në Gjimnaz, ndihem shumë krenar që kisha rastin të isha një prej nxënësve të tij. Ai ishte shumë i dashur me miqtë e tij, kolegët dhe studentët. Është kënaqësi të përkujtosh një profesor, një mik modest, një udhëzues siç ishte Prof. Ramadan Sadriu.

Miqtë, njohësit e punës së tij, si dhe qytetarët gjilanas vlerësojnë shërbimin që ia bëri arsimit gjilanas dhe përgjithësi Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.