UBT

Ramabaja: Vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e LVV-së dhe PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti politik, Sadri Ramabaja ka thënë se cilado parti politike që merr mandatin e udhëheqjes së kryeministrit të vendit bën “vetëvrasje politike” nëse bashkëpunon me Listën Serbe.

Ramabaja në “Debat Plus” u shpreh se zgjidhja kryesore e Kuvendit të Kosovës është “ujdia e partive politike” për zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarit, e pastaj shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ai shtoi se kriza e kuvendit është e “natyrës politike dhe zgjidhja e saj poashtu duhet të jetë e tillë.

Eco Higjiena

“Dështoi një segment i demokracisë liberale tek ne, Kuvendi i Kosovës. Përgjegjësia është e gjithëve, por më së shumti e Lëvizjes Vetëvendosje. Sigurisht kjo ka kosto politike, por duket koston politike duket se marrin parasysh LVV e PDK. Gjithnjë e më shumë jam i bindur se vendi po shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme me pëlqimin e dy partive, LVV-së dhe PDK-së. Krejtësisht pozicion tjetër kanë LDK, AAK e Nisma. Natyrisht nuk kemi zgjidhje tjera. Nuk shohim mundësi tjetër”, deklaroi Ramabaja.

Ramabaja thotë se kriza është e natyrës politike, dhe zgjidhja do të jetë e natyrës politike.

“Do duhet një ujdi ose dakordim që formalisht që ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët dhe të shkojmë zgjedhje. Edhe njëra, edhe tjetra palë s’garantojnë që i kanë 61 vota. S’ma merr mendja që ndonjëra parti politike që merr kryeministrin, bën vetëvrasje politike duke marrë Listën Serbe në koalicion”, tha Ramabaja./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.