FITORJA

Rama: Rikthehet akulli nëse Serbia s’i liron policët këtë javë – Albin, mos e humb veriun

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar që Serbia t’i lirojë këtë javë tre policët e Kosovës. Duke publikuar thirrjen e Departamentit amerikan të Shtetit për lirimin e menjëhershëm të policëve, Rama paralajmëroi Serbinë se kjo “do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”, raporton Gazeta Express.

Rama gjithashtu paralajmëroi hapa mbrapa në marrëniet bilaterale ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë.

“Sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa! Kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen!”, shkroi Rama.

Kryeministri shqiptar tha gjithashtu se “situata mund të agravohet” më shumë nëse kryeministri Albin Kurti “këmbëngul në të tijën kundër aleatëve”.

Eco Higjiena

“Nga ana tjetër nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova – sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar! Druaj shumë se sa më shumë Albini këmbëngul në të tijën kundër aleatëve, aq më shumë situata mund të agravohet, duke rikthyer KFORin në krye të punës!”, shkroi ai.

Rama i kërkoi Kurtit që të dalë nga “guacka e vetizolimit” dhe të mos e humbasë veriun.

“E atëherë lamtumirë për kushedi sa kohë edhe kontrollit formal të shtetit mbi krejt territorin dhe ta gëzojmë një Republikë të KFORit në Veriun e Kosovës! Albin dil nga guacka e vetizolimit dhe mos e humb Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë! Koha është tani dhe po fluturon!”, shkroi ai.

Të mërkurën e javës së kaluar tre policë patrollues të Kosovës u rrëmbyen në veri nga forcat serbe, ndërsa Beogradi tha se i arrestoi pasi ata e kishin kaluar kufirin. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania, kanë bërë thirrje për lirimin menjëhershëm të tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.