ARKATANA

Rama: Do t’i japim një të ardhme të denjë çdo shqiptari dhe shqiptareje, kudo qoftë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke i drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, ka thënë se ndihet plotësisht i privilegjuar që si kryeministër i Shqipërisë t’i sigurojë ata se Qeveria shqiptare nuk do të rresht së punuari për të rilindur Shqipërinë por edhe për të rilindur shpresat edhe besimin e çdo shqiptari kudo ai jeton.

“U jam thellësisht mirënjohës për këtë mikpritje të paharrueshme dhe për këtë organizim kaq dinjitozë që iu sigurojë që do të mbetet i pa shlyer në kujtesën time dhe pa dyshim do të diktojë përkushtimin e jashtëzakonshëm, timin dhe të gjithë neve në Tiranë për të qenë pranë jush dhe për të punuar së bashku në mënyrë që secili prej jush, çdo vajzë dhe çdo djalë këtu të kenë një rrugë të hapur për të realizuar ambiciet e tyre dhe të kenë një derë të hapur në Shqipëri për të kryer studimet e tyre dhe me diplomën e tyre për të mundur të punojnë edhe këtu”, ka thënë fillimisht Rama.

Fundamenti

Në këtë kontekst ai ka shtuar se pavarësisht vështirësive të kuptueshëm dhe pavarësisht mosdakordësive të njohura është shumë besimplotë që është hapur një faqe e re ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.

“Kemi marrë përsipër përgjegjësinë që na takon, që mos të lejojmë që gjeneratat e reja të trashëgojnë traumat dhe pasojat traumatike të një konflikti jashtëzakonisht të gjatë që fëmijët shqiptarë dhe ata serbë nuk e meritojnë. Kjo është një përgjegjësi që e kemi marrë të plotë si qeveri dhe me këtë përgjegjësi do të bëjmë çmos që t’i japim një të ardhme të denjë çdo shqiptari dhe shqiptareje, pavarësisht se ku jeton dhe se ku punon”, ka shtuar kryeministri shqiptar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.