Fundamenti

Rahime Halili dhe Kaltrina Krasniqi refuzojnë kombëtaren shqiptare

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Futbollistet kosovare Rahime Halili dhe Kaltrina Krasniqi i kanë thënë jo kombëtares shqiptare të futbollit. Këto dy futbolliste që mbrojnë ngjyrat e ekipit gjerman Hannover 96 ditë më parë kishin marrë ftesa nga kombëtarja shqiptare.

Në një bisedë për Veriu.info, futbollistja nga Vushtrria, Rahime Halili ka thënë se Federata Shqiptare e Futbollit nuk iu ka ofruar kushte për të qenë pjesë e kombëtares, por vetëm ua ka dhënë mundësinë që të luajnë dhe si rrjedhojë oferta ka qenë e papranueshme.

“Nuk na kanë ofruar kurrfarë garancie në rast lëndimi dhe asnjë beneficion tjetër. Kështu që ne nuk kemi pranuar të luajmë në këtë mënyrë”, tha Halili.

Mobi Casa

Ajo ka treguar se ende gjendet në Shqipëri së bashku me stafin e saj, duke thënë që ndjehet e lumtur që po luan për Hannoverin.

Kujtojmë se Rahime Halili dhe Kaltrina Krasniqi në ekipin gjerman Hannover, kanë kaluar prej ekipit të Prishtinës këtë fundvit. /Veriu.info/Telegrafi/