HW

“Unë jam dhe ndihem kosovar” – Albian Hajdari flet për arsyen pse zgjodhi Kosovën para Zvicrës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Qendërmbrojtësi i Kosovës Albian Hajdari ka treguar arsyet se pse ka zgjedhur Kosovën duke e lënë përfaqësuesen e Zvicrës si dhe për shpresat rreth kualifikimit për Botërorin 2026.

Në një intervistë për “Corriere Del Ticino” Hajdari ka thënë se ai ndjehet kosovar dhe ndikim të madh në zgjedhjen e tij për të përfaqësuar Kosovën kishe trajneri Franco Foda.

Hidromorava

“Kombëtarja e Kosovës kishte ushtruar ndikimin e saj për një vit e gjysmë tani, një periudhë gjatë së cilës bëra debutimin tim me Zvicrën. Dhe, po, menaxhimi i gjithçkaje nuk ishte i lehtë. Unë jam dhe ndihem kosovar, por gjithashtu rruga ime si futbollist më shtyu të dëshiroja ta përjetoj nga brenda kombëtaren e seniorëve të vendit që më trajnoi. Doja të kuptoja se si do të ndihesha në kontekstin zviceran. Pas kësaj, pata shumë biseda me trajnerët Murat Yakin dhe Franco Foda të Kosovës. Dhe përmbledhja e ndjenjave që përjetova gjatë këtyre bisedave, bashkë me ato më intime, më çoi mua dhe rrethin tim të vendosnim për Kosovën.”

Albian Hajdari ka kompletuar dy paraqitje deri më tani te Kosova, duke treguar një formë shumë të mirë dhe duke marr lëvdata nga tifozët si një qendërmbrojtës shum i rëndësishëm për të ardhmen tek përfaqësuesja kosovare. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.