Mobi Casa

Rahimaj pret në takim përfaqësues të Këshillit të Evropës, diskutojnë për programin ROMACTED

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me koordinatoren e Njësisë për të Drejtat e Njeriut, Nazmije Demolli-Kastrati, kanë pritur në takim përfaqësuesin e Këshillit të Evropës, Tankut Soykan dhe bashkëpunëtorët e tij, Sakive Jasharin dhe Besim Shkolillin.

I pari i komunës ka thënë se në këtë takim është diskutuar rreth programit ROMACTED, program ky që ka për qëllim promovimin e qeverisjes së mirë dhe fuqizimin e komunitetit rom në nivel lokal.

Fundamenti

“ROMACTED është program që implementohet nga zyrat e Këshillit të Evropës, në Shqipëri, BeH, Mal të Zi, Turqi, Maqedoni të Veriut dhe Kosovë.

Njëra nga komunat e zgjedhura për implementim është edhe komuna jonë.
I falënderova për kontributin e dhënë, si dhe u tregova që jemi të hapur për bashkëpunim të mëtutjeshëm”, ka thënë ai./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.