Mobi Casa

Rahimaj pret në takim përfaqësues të GUIDEKS

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj së bashku me zyrtarin për Trashëgimi Kulturore, Petrit Matoshi, kanë pritur në takim përfaqësuesit e GUIDEKS – Asociacioni i Guidave Turistike të Kosovës.

Në këtë takim është diskutuar për përfshirjen e Komunës së Kamenicës në hartën turistike kosovare, promovimin e aseteve të Kamenicës në GuideKS dhe nëpërmjet tyre edhe në rrjetin e guidave evropiane, si dhe për mundësinë e trajnimit dhe certifikimit të të rinjëve kamenicas për guida turistike.

I pari i komunës, Kadri Rahimaj ka thënë se do të shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit në mënyrë që Kamenica të promovohet sa më shumë dhe të tërheq vizitorë të vendeve të tjera.

ARKATANA

GUIDEKS, është shkurtesa e Shoqatës së Guidave Turistike të Kosovës dhe përfaqëson organizimin ombrellë të të gjithë guidave turistike në vendin tonë, atë të profilit kulturor dhe natyror.

GUIDEKS është organizata e parë anëtare e këtij profili në Kosovë dhe ka një gamë të gjerë anëtarësimi në shumë komuna të Kosovës me më shumë se 70 anëtarë. GUIDEKS është gjithashtu përfaqësuesi i vetëm kombëtar nga Kosova në FEG (Federata Evropiane e Shoqatave të Guidave Turistike)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.