ARKATANA

Rahimaj njofton për investimin historik në Kamenicë, 13.1 milionë euro investime të reja në infrastrukturë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj bashkë me Zëvendësministrin e Ministrisë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë Hysen Durmishi, kanë nënshkruar marrëveshjen e re në vlerë prej 13.1 milionë eurosh. Në kuadër të kësaj marrëveshjeje parashihet që të bëhet ndërtimi i rrugëve përgjatë brezit kufitar, më saktësisht segmenti Svircë (KAPI)-Shahiç-Zhujë-Lisockë dhe segmenti Dragoc-Sedllar-Kranidell. Asfaltimi i rrugëve Shipashnicë-Tërstenë dhe Desivojcë-Poliçkë, po ashtu do të jenë në kuadër të kësaj marrëveshjeje.

Gjithashtu do të bëhet edhe zgjidhja e kahmotshme e problemit në fshatrat Hodonoc e Hajnoc, duke u bërë ndërtimi i urave në të dy lokalitetet.

FITORJA

“Këto projekte kanë rol të jashtëzakonshëm strategjik për Kamenicën dhe Republikën e Kosovës” ka thënë Rahimaj.
Ai nëpërmjet njoftimit të tij, ka falënderuar Ministrinë për Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë si dhe z.Durmishi për përkrahjen e jashtëzakonshme ndaj Kamenicës.

Kujtojmë se Komuna e Kamenicës ka edhe bashkëpunime të tjera me MMPHI-në, në kuadër të të cilave punimet po vazhdojnë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.