Lenjani: Albin Kurti kurrë se përkrahu brezin kufitar, na injoroi fund e krye
Kamenicë – Selver Lenjani thotë se sa ishte në opozitë Albin Kurti çdo javë vinte në Karaqevë dhe tregonte përralla të bukura qysh ka me lulëzue brezin kufitar, pasi mori pushtetin kurrë nuk ia pamë sytë, na injoroi totalishtë, bile as nuk na priti asnjëherë në ndonjë takim, për të qarë hallet tona thotë Lenjani.
Brezi kufitar e kishte përkrahur Albin Kurtin, me arsyetimin se ai do të ndryshojw diçka, në favor të asaj popullate, por Kurti e bëri të kundërtën, nuk u muarr kurrë me Karaqevën dhe hallet e tyre.
Selver Lenjani që është kryetar i bashkësisë lokale në Karaqevë thotë se asnjë kërkesë nuk e ka trajtuar Albin Kurti, edhe pse i kemi dërguar të gjitha zyrtarisht.
“Sa ishte në opozitë Albin Kurti çdo javë vinte në Karaqevë dhe tregonte përralla të bukura, qysh ka me lulëzue brezin kufitar, pasi mori pushtetin kurrë nuk ia pamë sytë, na injoroi totalishtë, bile as nuk na priti asnjëherë, në ndonjë takim për të qarë hallet tona” thotë Lenjani.
Lenjani tha se demagogjia dhe rrenat e Albin Kurtit nuk kalojnë më. “Do të ndëshkohet keq nga brezi kufitar për këtë papërgjegjësi dhe keqpërdorim të pushtetit. Ta injorosh një popullatë të tërë dhe mos ta vizitosh kurrë, vërtet është krim sepse brezi kufitar veçmas Karaqeva që ndodhet pak metra kufirit me Serbinë, është e rrezikuar gjithmonë nga ushtria dhe policia serbe” tha Lenjani./rajonipress/