RCCOLA

Rahimaj mirëpret Besnik Bislimin, flasin për projektet e përbashkëta

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës z.Besnik Bislimi dhe Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Elbert Krasniqi vizituan sot Kamenicën.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka mirëpritur sot në takim Zëvendëskryeministrin e parë të Republikës së Kosovës z.Besnik Bislimi dhe Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal z.Elbert Krasniqi.

Hidromorava

Gjatë këtij takimi u diskutua rreth projekteve dhe mundësive të bashkëpunimit si nivel lokal me atë qendror në fushën e arsimit e infrastrukturës ku ndër të tjerash Rahimaj tha se bashkëpunimet duhet të vazhdojnë dhe kriter i përbashkët të jetë interesi dhe mirëqenia e qytetarëve./rajonipress/